Gjirokastër, grabiten ikonat e fundit të mbetura nga Kisha e Shën Kollit

Kisha e Shën Kollit ne Saraqinishtë të Gjirokastrës, ka rene pre e grabitësve për te treten here. Këtë radhe hajdutet kane marre edhe elementet e fundit te mbetur te ikonostasit, i gdhendur nga druri i gështenjës.
Kishës se ndërtuar ne vitin 1660 dhe te shpallur monument kulture te kategorisë, nuk i ka mbetur asgjë. Lagështira ka veshur muret dhe dëmtuar afresket me vlera te rralla artistike. Madje edhe çatia është ne rrezik shembje.
Pilo Marku i zgjedhur nga fshati si kujdestar për kishën, thotë se prej vitesh nuk është bere asnjë ndërhyrje për objektin e kultit, qe se fundmi nuk po shfrytëzohet as nga besimtaret nga frika e shembjes.
Madje ceremonitë kryhen ne korridorin e saj. Si relike te një kohe te shkuar kane mbetur ne kishe një pjese e mjeteve dhe rrobave te priftit te paveshura qe prej 1967 kur feja u ndalua me ligj nga sistemi i asaj kohe. Grabitja e kishave ne jug te vendit është kthyer ne fenomen, ndërsa autoret janë te paidentifikuar ne shumicën e rasteve.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button