Greqi, parulla raciste edhe në gjyqin e 39 ushtarëve të Marinës

39 pjesëtarë të forcave speciale të zhytësve të Marinës Ushtarake greke, janë ulur sërish dje në bankën e të akuzuarve të Gjykatës Ushtarake të Pireut.

Loading...

Ata akuzohen për parullat raciste, që hodhën gjatë paradës së festës kombëtare të Greqisë, më 25 mars 2010, në Athinë.

Që nga mëngjesi, jashtë gjykatës së Pireut, u mblodhën ushtarë të forcave speciale, anëtarë të organizatës “Agimi i Artë” dhe organizatave të tjera nacionaliste, për të shprehur solidaritetin e tyre me të pandehurit.

Ndërkaq brenda sallës së gjyqit pati vazhdimisht momente tensioni dhe seanca u ndërpre disa herë. Tensioni filloi, kur në seancë u shfaqën video nga parada e 25 marsit 2010. Të pranishmit në sallë filluan të hedhin thirrje të ngjashme me ato që u hodhën gati 2 vjet më parë nga ushtarakët, që sot ndodhen në bankën e të akuzuarve. Seanca u ndërpre, pasi në sallë u krijua tension.

Gjatë dëgjimit të dëshmisë së gazetarit, që trajtoi këtë cështje, avokati mbrojtës i të pandehurve e akuzoi se është kontradiktor në dëshminë e tij dhe i kërkoi gjykatës, ta arrestojë për dëshmi të rreme.

Pas një ndërprerjeje të re të seancës, gjyqi rifilloi, por papritmas ndodhi një tjetër episod, kur dikush nga publiku kërcënoi prokurorin, madje tentoi ta sulmojë atë. Në mes të kaosit të krijuar, gjyqi u ndërpre, për të vazhduar sërish të martën.

Toga e forcave speciale të zhytësve të Marinës Ushtarake greke është paditur nga Komiteti i Helsinkit dhe do të përgjigjet për shkelje të nenit 2 të ligjit “Për antiracizmin”.

Gjatë paradës ushtarake të 25 Marsit të vitit 2010, ushtarët e kësaj toge hodhën parulla raciste, kundër shqiptarëve, turqve dhe maqedonasve.

“Grek lind, kurrë nuk mund të bëhesh” ose “me lëkurën e shqiptarëve do të bëjmë këpucë “, ishin disa nga parullat që brohorisnin ata gjatë paradës.

Grupet etnike të prekura nga këto thirrje, përfaqësohen në gjyq nga Panajotis Demetriu, që është edhe depozituesi i padisë në emër të Komitetit të Helsinkit.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button