Hakerët hakmerren duke vendosin flamurin shqiptar në faqen e presidencës malazeze

Për t’u hakmarrë ndaj ligjit që i ndalon përdorimin e simboleve kombëtare, hakerët shqiptarë kanë sulmuar faqen zyrtare të Presidentit të Malit të Zi Filip Vujanoviç, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Ne nje njoftim qe u dergua tek NOA.al nga Podgorica, thuhet se “Ueb Faqja e Presidences se Malit te Zi predsjednik.me eshte hakuar nga hakeret shqiptare si arsye e protestave te shqiptareve ne male te zi duke kerkuar qe te themelohet komuna e premtuar dhe te drejtat e plota”. Perbri ketij raporti ju gjeni dhe foton si u hakua faqja.

Sakaq, mediat serbe bëjnë me dije se në ballinën e Presidencës malazeze është vendosur flamurin shqiptar, muzikë shqiptare dhe janë shkruar mesazhet: “Shqipëria etnike” dhe “shqiptarët nuk janë terroristë, por viktima”.

Në ballinë kërkohet gjithashtu qe Tuzi të bëhet komunë, pasi, kjo është e drejtë e banorëve të tij, shkruajnë hakerët.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një grup hakerësh nga Ulqini, i cili ka lënë mesazhin në pjesën e poshtme të ueb-faqes së sulmuar.
Të mërkurën shqiptarët në Tuz të Malit të Zi protestuan në mbrojtje të pakicës shqiptare në Mal të Zi, përkundër ligjit që u ndalon përdorimin e flamurit kombëtar, për çështjen e pronave dhe për ndarjen e Tuzit si komunë në vete.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button