Itali, eveniment për shqiptarët e Toskanës

Shqiptarët e qytetit të Pistojës, në Toskanë të Italisë, festuan 20-vjetorin e veprimtarisë ekonomike të emigrantëve të zonës.

Loading...

1038 shqiptarë që jetojnë në Itali, nga këta mbi 230 të pranishëm në evenimentin e organizuar, janë të regjistruar si biznesmenë të rregullt në zyrat institucionale.

Një nga sallat e godinës së bashkisë së qytetit të Pistojës, e cila daton që prej viteve 1100, u rezervua për shqiptarët.

Ndër figura të tjera të pushtetit vendor, i pranishëm ishte edhe gazetari italian Renzo Berti, i cili vlerësoi rolin e emigrantëve shqiptarë, si pjesë e pandarë e veprimtarisë së komunitetit që jeton e punon në zonën e Toskanës.

Një prej historive të suksesit është edhe ajo e biznesmenit Nikolin Gjiloshi. Ai ka botuar së fundmi edhe një libër, në të cilin tregon historinë e tij dhe të shumë shqiptarëve të tjerë, që para 20 vjetësh lanë Shqipërinë për një jetë më të mirë në Itali.

Mesazhi i përcjellë nga ky takim ka qenë një mesazh shprese në një kohë të vështirë krize ekonomike. Ai flet edhe më tepër, për integrimin e mëtejshëm të shqiptarëve në jetën italiane.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button