KE del hapur, Kosova kusht për hyrjen e Serbisë në BE

Këshilli i Evropës vendosi sot në mëngjes që Serbia nuk do të marrë statusin e vendit kandidat për BE deri në mars të vitit 2012.
Në konkluzionin e dalë nga takimi i mbrëmshëm i Këshillit Evropian thuhet se Serbia, deri në mars të vitit 2012, duhet të dëshmojë se po angazhohet bindshmëm për zbatimin në praktikë të marrëveshjeve të arritura në dialog me Kosovën, me theks të veçantë marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit dhe të bashkëpunimit rajonal.
Këshilli Evropian, sipas draft dokumentit të publikuar nga mediat ka kërkuar po ashtu nga Serbia që të mundësojë lirinë e plotë të lëvizjes për EULEX-it dhe KFOR-in.
Krerët e 27 shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së u mblodhën mbrëmë gjatë natës ndërsa takimi do të vazhdojë edhe sot gjatë ditës.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button