Koço Danaj: Shqiptarët kërkojnë Shqipërinë e tyre Natyrale

Në këtë intervistë ekskluzive për Nacional Albania, z. Koço Danaj shpalos platformën e tij, jep përshtypjet për shoqërinë shqiptare dhe kërkesat që kjo e fundit ka për elitën politike. Z. Danaj në këtë intervistë të dhënë për botuesin dhe kryeredaktorin e gazetës Nacional Albania, Besnik Rama, jep sinjale të qarta se Shqipëria Natyrale është domosdoshmëri dhe një vepër, e cila kërkohet sistematikisht nga shqiptarët në trevat e tyre. Për më shumë ndiqni intervistën e plotë me z. Danaj.
Shqipëria natyrale është Domosdoshmëri, për progresin dhe mirëqënien e shqiptarëve dhe paqen rajonale.
Dr. Koco Danaj Kryetar i Listës për Shqipëri natyrale

Loading...

NA. Çfarë përbën në fakt Shqipëria Natyrale sipas platformës tuaj?
Sipas Platformes, Shqiperia Natyrale, nuk është gjë tjetër vecse Shqiperia e shpallur ne 28 Nentor 1912, ne Kuvendin e Vlores. Pra kërkesa për Shqipëri natyrale, është në thelb kërkesa për zbatimin e një Akti Juridik i cili u injorua nga mbledhja e ambasadorëve në Londër ne vitet 1912-1913. Ky injorim u bë në mënyrë më shumë se kolonialiste, u bë në mënyrë barbare. Jo vetëm që kjo mbledhje që u mblodh në 16 dhjetor 1912, pra 18 ditë më pas shpalljes së pavarsisë, nuk e mori parasysh këtë akt juridik, por i trajtoi trojet shqiptare si plackë tregu. Vetë kryetari i mbledhjes ish ministri ijashtëm britanik Edwads Grey e pranon një gjë të tillë në librin e tij Memoires, Kujtime, te botuar në vitin 1927, një kopje të të cilës e zotëron edhe Lista për Shqipëri Natyrale. Ja se cfarë thotë Grey në Kujtimet e tij:…. Lufta në Ballkan nuk e rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e cështjes së Kostandinopojës apo të ngushticave (Detroits), sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitë më ngushtësisht të interesuara, nuk kishin ndër mend të ishin aktive për të influencuar kushtet që Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund ti vendosnin Turqisë duke prekur Maqedoninë. Cështja e rrezikut dhe e përplasjes ishte Shqipëria, ku dominimi turk u thye pas luftës. Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja; Serbia donte, të kishte dalje në Adriatik, dhe kishte shumë mundësi që ajo dhe Mali i Zi të dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë duke i konsideruar pjesë të plackws së luftës. (Grey, Memoires, botime Payot, 1927 faqe 246)
NA. Cilat janë pikat kryesore të implementimit të kësaj platforme?
Pikat kryesore janë të thjeshta, zbatimi i Aktit Juridik te Kuvendit të Vlorës, anullimi i mbledhjes së Londrës, duke e konsideruar atë ashtu sic e konsideroi ish ministri i jashtëm britanik Robin Kuk ne prill 1999,si një nga padrejtësitë më të mëdha që i janë bërë kombit shqiptar. Po ju jap një detaj, Mbledhja e Londrës nuk ka lënë asnjë vendim me shkrim, nuk mbajti asnjë proces verbal. Vetë Grey e pranon një gjë të tillë. Ja se cfarë thotë ai: …
Nuk pati as mbyllje solemne, ne nuk bëmë fotografi grupi, nuk na dhanë asnjë falënderim apo fjalim lamtumire; thjesht ndaluam së takuari. Ne nuk kishim përcaktuar asgjë, as detajet e kufijve shqiptarë, e megjithatë ne kishim bërë një punë të dobishme: Ne kishim qenë mjeti i mbajtjes së gjashtë fuqive të mëdha në kontakt direkt dhe miqësor….(Grey, Memoires, botime Payot, faqe 253)
Më konkretisht, fillimisht bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, lejimi i shqiptarëve në Maqedoni për referendum për bashkim me shqipërinë, shpallja e Camërisë si zonë e lirë midis shqiperise dhe Greqisë etj.

NA. Cili është komenti juaj për akuzat e z. Bashkurti që ju njëson ju dhe idetë tuaj me vizionin e Hitlerit?
Jetojmë në pluralizëm dhe të pranosh këtë pohim do të thotë të pranosh jo vetem tezat e atyre që janë pro teje, por edhe tezat e atyre që janë kundër teje. Platforma e shqipërisë Natyrale ka si thelb të saj dialogun me fqinjët, serbë, malazez, maqedonas e grekë, të cilët dihen që aktualisht jan kundër Shqipërisë natyrale. E duke qënë kështu, ne nuk shqetësohemi edhe për ata shqiptarë të cilët janë kundër Shqipërisë Natyrale. Eshtë kombi shqiptar i cili do të vendosë nesër se cilat ide përqafon. Sa për krahasimin me Hitlerin, më duhet të them se kemi të bëjmë me një mosnjohje totale të historisë së kombit shqiptar. Platforma e Shqipërisë Natyrale nuk është asgjë tjetër vecse Shqipëria në kufijtë e saj Natyralë, e shpallur fillimisht në Kuvwndin e Vlorës në 28 nentor 1912. Nëqoftëse, Ismail Qemali, Isa Boletini, Vehbi Agolli, Mehmet Dërralla, Hasan prishtina etj ngjajnë me Hitlerin, unë e kam për nder të madh të ngjaj me ata burra të mëncur, vizionarë dhe ptariotet më të mëdhenj të kombit shqiptar. Pra thjesht, kundërshtarët sërbë, grek,maqedonas, malazëzë apo shqiptarë më bëjnë nder mua dhe gjithë antarëve të Listës për Shqipëri Natyrale

NA. A po mbrojnë interesat kombëtare Koço Danaj dhe përfaqësuesit e listës së Shqipërisë Natyrale?
· Lista për shqipëri natyrale që u shpall zyrtarisht në 30 tetor 2010, u krijua jo thjesht për të mbrojtur interesat kombëtare. Kjo është shumë pak, sot ka qindra mijëra shqiptarë që i mbrojnë intersat kombëtare. Sot nuk shtrohet cështja e mbrojtjes së interesave kombëtare, sot shtrohet domosdoshmëria e sendërtimit të Shqipërisë Natyrale, pra e bashkimit kombëtar sipas Aktit Juridik të kuvendit të Vlorës. Shqipëria deri më sot ka pasur vetëm një kryeministër të Shqipërisë natyrale e ky është Ismail Qemali, vetëm një Kryetar Kuvëndi të Shqipërisë natyrale e ky është Vehbi Agolli nga Dibra e madhe, një Ministër të mbrojtjes të Shqipërisë natyrale e ky është Mehmet Pashë Derralla, një ministër Buqjësie të Shqipërisë Natyrale e ky është Hasan Prishtina. Rikrijimi i këtyre institucioneve, për Listën për Shqipëri Natyrale do të thotë sot, mbrojtje e interesave Kombëtare. Demi kapet nga brirët, jo nga bishti.
Dhe e fundit, kërkesa që brenda këtij viti do ti bëhet 6 ministrave të jashtëm të fuqive evropiane që organizuan Londrën-1913, plus edhe sekretares amerikane të shtetit që aso kohe nuk mori pjesë, për ta anulluar këtë konferencë të paligjshme, përbën një kontribut të çmuar për të mbrojtur interesat kombëtare. Interesat kombëtare sot nuk mbrohen vetëm me flamuj apome folklorizëm, porme fakte dhe argumente të cilat të shndërrojnë në partner të fuqive të mëdha. Dhe ne synojmë të shtrojmë në Tavolinën e politikës botërore, fakte dhe argumente te reja, që ti bindim fuqitë e mëdha se Shqipëria natyrale është një domosdoshmëri për paqen dhe stabilitetin rajonal. Po ju jap një fakt të ri të panjohur më parë që do i bëhet prezent fuqive të mëdha. Deri tani opinioni shqiptar ka ditur se coptimi i trojeve shqiptare në Londër u bë gjoja për të shpëtuar paqen evropiane. Dhe është sjellë si fakt fjalimi i kryerait të kësaj konference Greyt në Dhomën e Komuneve të Britanisë së Madhe. Bukur. Por,ne gjetëm origjinalin, që janë vetë Kujtimet e Greyt të botuara në vitin 1927. Në këto kujtime, Grey, përgenjeshtron atë që ka thënë në Dhomën e Komuneve me të cilën është ushqyer për afër 100 vjet opinioni publik dhe poltik shqiptar. Ja se cfarë thotë Grey lidhur me gjoja rrezikimin e paqes evropiane: ….Pra, lufta në Ballkan nuk e rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e cështjes së Kostandinopojës apo të ngushticave te Bosforit, sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitë më ngushtësisht të interesuara, nuk kishin ndër mend të ishin aktive për të influencuar kushtet që Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund ti vendosnin Turqisë duke prekur Maqedoninë. Cështja e rrezikut dhe e përplasjes ishte Shqipë…ria, ku dominimi turk u thye pas luftës. Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja; Serbia donte, të kishte dalje në Adriatik, dhe kishte shumë mundësi që ajo dhe Mali i Zi të dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë duke i konsideruar pjesë të plackes së luftës. …..(Grey, Memoires, 1927, faqe 246)
Ka edhe të tjera, fakte tronditëse, të cilat jo vetëm do ti vënë në vështirë si fuqitë e mëdha, por edhe do ti detyrojnë të anullojnë Londrën-1913, ashtu sicknë anulluar Versajën-1919 dhe Jaltwn-1945.

NA. Po Aleanca “Kuq e Zi” si shikohet nga ju? Si aleat në mbrojtjen e vlerave tona apo…?
Para nesh ka pasur edhe të tjera organizma politikë apo shoqërore, ashtu sic ka edhe pas nesh, ashtu sic do të ketë të tjera. Rëndësi ka që të gjithë lumenjtë të derdhen në Detin e Shqipërisë natyrale. Deri tani kemi vetëm Vetevendosjen që shndërroi dëshirën në votë duke dalë forca e tretë në Kosovë.

N.A. Si do të realizohet dhe përqafohet nga sa më shumë shqiptarë platforma juaj?
Por tashmë ajo është përqafuar si Platformë nga qindra mijëra shqiptarë në mbarë trojet shqiptare dhe në diasporë. Bile është pranuar si nocion politik edhe nga fqinjët tanë, sërb, grekë, maqedonas apo malazez. Po ju jap vetëm një shifër,qysh nga shpallja zyrtare e Listës së Shqipërisë natyrale e deri më sot, në median e shkruar dhe atë elektronike të fqinjëve tanë janë botuar mbi 800 analiza, deklarata, shkrime, njoftime. E përbashkëta e tyre është se të gjithë përdorin nocionin Shqipëri Natyrale. Mjafton të kërkoni nw www.google.com emrin Prirodna albanija dhe do ta verifikoni vetë cfarë thashë më lart. Tashmë ka kohë që ka filluar faza e organizimit të saj në mbarë trojet shqiptare dhe në diasporë. Në muajin janar do botohet gazeta elektronike www.shqiperianatyrale.net, ndersa ne muajin Mars 2012 do te filloje botimi i gazetës së përditshme Shqipërianatyrale. Po në muajin janar, ministra e jashtëm të Italisë, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Rusisë, Austrisë dhe SHBA do të kenë në dorë kërkesën e Listës për Shqipëri Natyrale për anullimin e Konferencës së Londrës me fakte dhe argumente të panjohura deri më sot.
· Lista për Shqipëri Natyrale është misionare, ajo nuk synon pushtetin politik, por shtetin-komb, prandaj ne kemi antarë të Listës politikanë, deputetë të cilët sot bëjnë pjesë në parti të ndryshme poltike, intelektualë të cilët simpatizojnë këtë apo atë parti politike. Prandaj quhemi Listë. Ne nuk na interson kush është i pari. Për ne e para është domosdoshmëria e së ndërtimit të Shqipërisë Natyrale. Ne jemi të gjihë të nevojshëm, por nuk jemi të domosdoshëm, e domosdoshme është vetëm Shqipëria Natyrale, pa të cilën nuk do të ketë as progres, as mirqënie për shqiptarët, por as paqe dhe stabilitet për fqinjët dhe Brukselin. Kyci i paqes dhe stabilitetit rajonal është vetëm shqipëria natyrale.

NA. A janë të shtrira degët tuaja kudo në trevat shqiptare?
· Pothuaj se në të gjitha. Aktualisht, po punohet për krijimin e degëve edhe në ato zona ku ekzistojnë bërthama të Listës së shqipërisë natyrale. Por dua të vë në dukje edhe një vecori të Listes për Shqipëri Natyrale. Duke qënë Listë, në gjirin e saj bëjnë pjesë edhe shoqata apo parti politike. Dhe sa kohë që këto shoqata apo parti politike janë antare të Listës, për aq kohë ne nuk krijojmë degë atje ku kryejnë aktivitetin e tyre këto parti apo shoqata.

NA. Komenti juaj për politikën aktuale shqiptare.
Politika aktuale shqiptare në Tiranë, Prishtinë, Shkup etj, në shumicën e saj është kozmopolite. Përjashtim bëjnë një pjesë politikanësh të cilët kanë filluar të artikulojnë nevojën e bashkimit të trojeve shqiptare. Kjo politikë ka disa arsye pse mban një qëndrim të tillë. Një pjesë prej tyre kanë frikë nga të huajt ose presin se cfarë do të thonë të huajt, një pjesë kanë frikën e pushtetit personal apo të partisë, sepse nuk do të jetë njësoj të konkurrosh vetëm në Drenicë apo Gjakovë dhë në Tepelenë apo Vlorë njëëkohësisht, ose të konkurrosh në Shkodër apo edhe ne Tetovë njëkohshisht. Ndërsa një pjesë janë thjesht kozmopolitë. Për shembull, ju jeni në dijeni se shumë politikanë në Tiranë dhe Prishtinë po flasin dheveprojnë për të rishkruar historinë, që sipas tyre e ka shkruar keq komunizmi. Por asnjë deri më tani nuk po thotë se duhet korrigjuar dhe rishkruar edhe historia që ka shkruar mbi shqiptarët shovinizmi fqinj dhe kolonializmi evropian i dikurshëm. Dua të them se rishkruarja e historise brenda shqiptare eshte e nevojshme, por ajo do te ishte pa asnje lloj perfitimi per kombin shqiptar, nëqoftëse nuk njihet dhe nuk korigjohet edhe historia e shovinizmit fqinj sërb, malazez, grek dhe perkrahësve të tyre në Europë dhe botë mbi kombin dhe teritoret shqiptare. Historia duhet të korigjohet, pastaj të rishkruhet. Për shembull: A e dinë shqiptaret historinë e shovinizmit serbo, greko malazez mbi ata dhe teritoret e tyre? Nuk e dine. Ata nuk e dinë se cili është vendimi që Ulqini ju ankesua Malit të Zi, ata nuk e dinë se ku është vendimi që 19 mije kilometra katrore ju dhanë Sërbisë në 1913. Ata nuk e dinë që këtë sipërfaqe, Edwards Grey e konsideroi me përbuzje: disa fshatra shqiptare. Ata nuk e dinë qe Selaniku në 1913 kishte 75 mijë hebrenj, 25 mijë grekë dhe 12 mijë shqiptare, ata nuk e dijnë se si i shfarosi shovinizmi grek, hebrenjtë dhe shqiptarët, ata nuk e dijnë që Edwards Grey deklaron në kujtimet e tij se nuk morën asnjë vendim për trojet shqiptare, ata nuk e dijnë që Pol Kambon deklaron në kujtimet e tij në 1913 se Kufijtë e Shqipërisë janë dhe do të mbeten problemi më i madh i pazgjidhur, ata nuk e dijnë që Ahmet Zogu nuk u njoh si mbret në vitin 1940 kur shkoi në Londër, sepse zemërohej mbreti i Jugosllavisë Petër dhe ai i Greqisë Jorgo që ishin në Londër sëbashku me qeveritë e tyre në mergim dhe që ju ishte premtuar ndarja e Shqipërisë pas lufte, deri në shkumbin Greqia dhe pjesën tjetër Jugosllavia. Ata nuk e dijnë se Lufta e dytë boterore filloi në 7 prill 1939 kur u pushtua Shqipëria dhe jo në 1 shtator 1939 kur u pushtua Polonia. Ata nuk e dijnë që në Jaltë nuk u diskutua fare për Shqipërinë, sepse ishte vendosur të fshihej nga harta e Europes. Ata nuk i dijnë dy referatet e Cubrillovicit, të 1937 dhe 3 nëndor 1944 mbi shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës qoftë edhe me Ushtri. Ata nuk e dijnë se vendimet e Konferencës së Potsdamit e detyrojnë Greqinë të lejojë shqiptarët të kthehen në trojet e tyre në Cameri. Ata nuk e dijnë se cfare coptimi barbar i ka bërë Diktatura shoviniste e fqinjëve e mbeshtetur nga disa fuqi të mëdha europiane, kombit dhe trojeve shqiptare etj etj. Por as politikanët e tyre shqiptare, as akademitë e tyre servile ndaj politikanëve, as profesorët e të drejtës ndërkombëtare po kaq servile ndaj tyre nuk do tua thonë. Pse? Sepse kane frikë nga të huajt që sot i kemi aleatë, apo se gjoja na prishet fqinjësia e mirë. Ndërsa të huajt demokratë të pas viteve 90-te, i pohojnë vetë këto barbari dhe padrejtesi, sic bëri i madh Robin Kuk, që deklaroi para deputetëve britanikë se ne duhet të riparojmë të gjitha padrejtësitë ndaj kombit shqiptar. Dhe riparim do të thotë, korigjim i historisë, do të thotë Shqipëri Natyrale. Vetëm pas kësaj historia mund të rishkruhet. Disa politikanë shqiptarë jetojnë me shpresë se shqiptarët po kozmopolitizohen, kur po ndodh e kundërta, shqiptarët po shqiptarizohen jo në mënyrë folklorike, por europeiste. Thelbii këtij europeizmi, është Shqipëria Natyrale, këtë nuk e ndal dot askush.(Nacional Albania/Besnik Rama)

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button