Konkursi, një shqiptar nga Kosova për logon e “100-vjetorit të Shqipërisë”

Komisioni i Konkursit përzgjedhës për punimin më të mirë të logos “100 Vjet Shtet Shqiptar” shpalli fitues të konkursit artistin Zeni Ballazhi – Dizajner & Kurator Arti në GA, Prishtinë, Kosovë.

Loading...

Në Konkursin Kombëtar për realizimin e Logos “100 Vjet Shtet Shqiptar” kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë të shpallur nga Galeria Kombëtare e Arteve me dt. 16 Dhjetor 2011 u paraqitën 25 artistë dhe studio grafike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Biografia e fituesit
Zeni Ballazhi, lindur në Kërçovë (R. Maqedonisë), 1975. Studimet e Larta: Akademia e Arteve Vizuale në Tiranë (Shqipëri), 1993-1998, ndërsa studimet Master i ka kryer në Fakultetin e Arteve të Prishtinës (Kosovë), 1998-2000. Pas studimeve ka kryer kurs specializimi në Artet Vizuale në “Oslo National College of the Arts”, “ONCA” në Oslo, Norvegji, (2000).

Ballazhi ka çelur disa disa ekspozita personale (Kërçovë, Maqedoni; 1996; Prishtinë, Kosovë; 2000, 2001) dhe disa kolektive (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Gjeorgji, Francë, Japoni, Norvegji, Teksas, Slloveni dhe Greqi). Është kurator i disa ekspozitave të organizuara në Kosovë dhe Rajon, (2003 – 2010), (NE, JU, Artistët e së nesërmes, Çmimi “M.Mulliqi 2008”, NET/RRJET 2010). Ka punuar si drejtor artistik (skenograf) në disa filma dhe shfaqje (Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Norvegji). Aktualisht punon prej vitit 2001 si dizajner dhe kurator në Galerinë e Arteve të Kosovës.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button