Kosovë, qytetarët djegin librin “Enver Hoxha” të Blendi Fevziut

Libri biografik për Enver Hoxhën i shkruar nga gazetari Blendi Fevziu është djegur në Ferizaj të Kosovës në shenjë demonstrative për përmbatjen e tij. Një grup qytetarësh e ka cilësuar librin si propagandë ndaj figurës së Hoxhës. Ata e përforcojnë këtë qëndrim me argumentin se “libri është shkruar nga nipi i Esat Pashë Toptanit”.
Një prej njerëzve që ka ndërmarrë këtë hap është edhe Remzi Hasani, profesor filozofie. Ai është shprehur se njerëzit duket të krahasojnë librin e Fevziut me librin e para 30 viteve të shkruar nga 12 gazetarë të agjencisë së lajmeve Tanjug me titull “Shqipëria e Enver Hoxhës”.

Loading...

“Dallimi qëndron në atë se para 30 viteve për Enverin shkruanin ata të cilët e konsideronin si armikun numër një për shtetin jugosllav, ndërsa tash po bëhet nga një autor, i cili është ushqyer me propagandë dhe urrejtje për këtë figurë të ndritshme të kombit. Dallimi qëndron në atë se ky i dyti është shqiptar dhe është nipi i Esat Pashë Toptanit”, ka thënë Hasani. Qytetarët e Ferizajt që i kanë vënë flakën dy librave njihen si përkrahësit e “Frontit popullor për kultivimin e veprës revolucionare të Enver Hoxhës”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button