Kushtetuesja: Termi kombësi në ligjin për gjendjen civile i papajtueshëm

Gjykata Kushtetuese ka vendosur me shumicë votash shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të termit “kombësi” në nenet e ligjit “për gjendjen civile”.

Loading...

Në argumentat e saj vec të tjerash Gjykata Kushtetuese shprehet se Kushtetuta shqiptare nuk ka një përkufizim të qartë për termin ‘kombësi’ apo termin “pakicë kombëtare”edhe pse këto terma janë të përfshira në dispozita kushtetuese.

Kushtetuesja ka vendosur se termi ‘kombësi’ në ligjin për gjendjen civile është i pajtueshëm, pasi bie në kundërshtim me nenet 20 dhe 35 të Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese vlerëson se termi për ‘kombësinë’ cënon pariin e sigurisë juridike pasi nuk mbron të dhënat personale.

“Gjykata çmon se rregullimet e ligjit për gjendjen civile, objekt shqyrtimi, cenojnë garancitë e nenit 35 të Kushtetutës. Si përfundim, në vijim të arsyetimit të mësipërm, Gjykata vlerëson se termi “kombësi”, i përcaktuar në nenin 6/1 dhe 8; termi“kombësinë në përputhje me kombësinë e prindërve”, i përcaktuar në nenin 42/2, germa “e”, dhe neni 58 i ligjit për gjendjen civile, cenojnë parimin e sigurisë juridike dhe bien në kundërshtim me nenet 20 dhe 35 të Kushtetutës. Kjo ndërhyrje, në vlerësimin e Gjykatës, shkakton një devijim nga parimi kushtetues i mosdetyrimit të bërjes publike të të dhënave personale, ku përfshihen dhe të dhënat personale “sensitive”, i cili sanksionohet në nenin 35 të Kushtetutës”- thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi pasi mori në shqyrtim padinë e bërë nga Gjykata e Sarandës, Përmetit dhe Shkodrës dhe pasi dëgjoi relatorin e çështjes, Sokol Berberin, subjektet e interesuara, Kuvendin e Shqipërisë dhe Këshillin e Ministrave, vendosi në favor të paditësve, duke u deklaruar pro shfuqizimit të termit “Kombësi”. Në pretendimet e tyre tre gjykatat e shkallës së parë në vendin tonë shprehen se ligji për Gjendjen Civile cënon rëndë parimet kushtetuese duke detyruar shtetasit shqiptarë që të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike.

Vendimi i formës së prerë, hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare është zbardhur sot në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button