Lamtumirë hero i pavdekshëm Besim Kabashi!

I mbuluar me flamurin flamurin shqiptar, arkivoli I Besim Kabashit duket sikur të ishte një legjendë e gjallë që po nderohej me nderimet më të larta. Në mur, një poster gjigant, i cili e tregon Besim Kabashin e ndjerë, të tillë çfarë ka qenë: kampion botëror në tai-boks, sportist klasi, burrë që nuk jepet. Kështu e përshkruan gazeta gjermane “Bild”, ceremoninë e përgatitjes për varrim të boksierit shqiptar Besim Kabashi, që ndërroi jetë të dielën që shkoi. “Por fytyra e Besimit në arkivolin me ngjyrë të qelë, është e përhirtë, sytë të mbyllur. Ai ka humbur betejën e tij më të rëndësishme – betejën për jetën e tij, vazhdon shkrimi. Ka vdekur nga mbidoza e barnave. Pasditen e të mërkurës i sportistit të madh kanë dhënë lamtumirën e fundit rreth 600 të pikëlluar .

Loading...

“Përse na e bëre këtë”, vajton njëri prej tyre në të hyrë. Shumë të tjerë shkruajnë në librin e ngushëllimeve: “Ti ke qenë për mua si një vëlla”.

Aktori Charles M.Huber me lot në sy i afrohet arkivolit të Besimit . “Ai ishte një sportist i madh dhe një mik i mirë. Kemi trajnuar bashkë. Në sportet luftarake njerëzit afrohen më shumë”. Por, vdekjen misterioze të Besimit nuk mundet ta shpjegojë as ai. Më 16 dhjetpr Kabashi do ta mbronte titullin e Kampionit Botëror. “Ajo do të ishte lufta më e rëndësishme dhe më e vështirë në karrierën e tij”, thotë Huber. “Dhe, ai nuk ishte më 25 por 35 vjeç. Mbase e ka munduar veten së tepërmi, ka punuar tepër shumë. Në një rast të tillë, zemra mund të mos përballojë më”. Shumë burra të fortë qajnë këtë pasdite. I puthin edhe njëherë ballin të vdekurit, ia rrahin supet.Kabashi do të varroset sot në vendlindjen e tij.  (Z.Sh)

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Lexoni lajme te ngjashme:   Shtyhet për nesër ceremonia e varrimit të Besim Kabashit
                                                  Vdes kampioni botëror shqiptar Besim Kabashi (VIDEO)

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button