Ministri i Jashtëm grek: Kufiri detar me Shqipërinë, zonë ekskluzive ekonomike

Greqia do të kërkojë rihapjen e diskutimeve dhe negociatave me Shqipërinë për caktimin e kufirit detar. Çështje e mbetur në vend pasi gjykata Kushtetuese anuloi një vit më parë projekt-marrëveshjen e përgatitur.
Ministri i Jashtëm grek Stavros Dimas në një interpelancë në parlament i është përgjigjur pyetjes lidhur me kufirin detar, pyetje e ngritur nga deputeti i LAOS-it, Y.Korantis.

Loading...

“Unë dua të theksoj se politika e Greqisë është për caktimin e të gjitha zonave detare me të gjithë fqinjët e saj. Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit është pjesë e Acquis të Komunitetit Evropian, dhe në këtë mënyrë, respektimi apo nënshkrimi i kësaj Konvente është një element themelor i perspektivave evropiane të vendeve që janë kandidatë për anëtarësim në BE, eshte shprehur Dimas. Ai la të nënkuptohej se synon një rihapje të negociatave edhe me palën shqiptare, pasi Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë tonë pezulloi marrëveshjen e lartpërmendur mes dy palëve.

“Greqia nuk heq dorë nga ndonjëra prej të drejtave ligjore të saj sovrane dhe zona ekonomike ekskluzive nuk është përjashtim në këtë parim themelor dhe pozitën apo politikën tonë të jashtme. Në këtë kuadër, unë ju kujtoj se marrëveshja shqiptaro-greke e 27 prillit 2009 për përcaktimin e zonave detare cakton një kufi me shumë qëllime në kufijtë e dy zonave ekzistuese juridike, si dhe ato të ardhshme, duke përfshirë ekskluzivitetin e zonës ekonomike. Në takimet tona me vendet fqinje, ne përpiqemi për ta nxitur këtë politikë”, ka thënë Ministri grek.

Dimas theksoi se përcaktimi i zonave detare midis vendeve të Mesdheut Lindor, përveç mundësive ekonomike që krijon, shërben si katalizator për paqen dhe sigurinë rajonale. Kryediplomati grek përmendi gjithashtu edhe faktin sesi Greqia lidhur me këtë ka nisur edhe negociatat me Egjiptin dhe Libinë, dhe do t’i rifillojë ato negociata sa më shpejt nëse situata do ta lejojë një gjë të tillë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button