NDAL diskriminimit të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Këshilli për të Drejtat e Njeriut shpreh shqetësimin e vet lidhur me shkallën e pamjaftueshme te realizimit të të drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, thuhet në kumtesën e Këshillit për të Drejtat e Njeriut me seli në Preshevë, lëshura sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Loading...

Megjithë progreset simbolike në fushën e të drejtave individuale dhe në harmonizimin e legjislacionit vendor me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, gjendja e tanishme në fushën e të drejtave individuale dhe kolektive mbetet e rëndë.

Në shumë sfera; si në atë politike, juridike, ekonomike dhe sociale; gjendja e të drejtave të njeriut vazhdon të jetë e vështirë. Edhe gjatë këtij viti nuk ka pasur progres thelbësor në luftimin e diskriminimeve vendore. Fusha e respektimit të të drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kërkon pa dyshim më shumë përkushtim nga ana e institucioneve shtetërore, sidomos nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritetet.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut kërkon nga institucionet shtetërore që të jenë më aktive në zbatimin e sundimit të ligjeve, sidomos të legjislacionit që ka të bëjë me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të ligjit kundër diskriminimit.

KDNj kërkon njëkohësisht nga bashkësia ndërkombëtare mbështetje të mëtejme në vazhdimin e përkushtimit të saj për përmirësimin e nivelit të të drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; në funksion të inkurajimit të autoriteteve shtetërore në ndërmarrjen e masave konkrete dhe efikase, për përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut në këtë rajon, thuhet në fund të kumtesës leshuar sot nga Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut z. Belgzim Kamberi.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, në bashkëpunim me Organizatën për zhvillim dhe demokraci dhe Shoqërinë moderne, i ka dhuruar sot bibliotekës së Bujanocit, libra me tematikë nga të drejtat e njeriut. Librat janë siguruar nga organizatat e ndryshme për të drejtat e njeriut në Serbi.

Dhurimi i librave me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut është aktivitet tradicional i këtyre organizatave joqeveritare dhe ka për qëllim zhvillimin e mëtejmë të informimit të qytetarëve për fushën e të drejtave të njeriut, në funksion të përmirësimit të gjendjes të të drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, në bashkëpunim me Organizatën për zhvillim dhe demokraci dhe Shoqërinë moderne po ashtu sipas KMDNJ në Bujanoc i ka dhuruar sot bibliotekës së Bujanocit, libra me tematikë nga të drejtat e njeriut. Librat janë siguruar nga organizatat e ndryshme për të drejtat e njeriut në Serbi

Dhurimi i librave me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut është aktivitet tradicional i këtyre organizatave joqeveritare dhe ka për qëllim zhvillimin e mëtejmë të informimit të qytetarëve për fushën e të drejtave të njeriut, në funksion të përmirësimit të gjendjes të të drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njofton Qendra për informim e KDNJ me slei në Bujanoc

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button