Ndihmat ruse përforcojnë barrikadat

Ajo e cila për tre ditë konsiderohej si ndihmë humanitare, rezultoi se nuk është e tillë. 25 kamionët rusë që hynë në veri të Kosovës, përmbajnë pajisje dhe aksesore të tjerë për të ndihmuar serbët në përforcimin e barrikadave.

Loading...

Autoritetet doganore e policore të Republikës së Kosovës bashkë me ato të EULEX-it pas kontrollit në kufi zbuluan se kamionët nga Rusia përmbanin soba për ngrohje, gjeneratorë, tenda dhe një sasi e vogël ushqimi të konservuar.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi i cili tha se malli i importuar u shërben serbëve për t’i forcuar barrikadat. Këshilltari i tij Fisnik Rexhepi shpjegoi se e mira e kësaj cështje është se malli i është nënshtruar një kontrolli të plotë doganor nga autoritetet e Republikës së Kosovës dhe EULEX-it.

“Autoritetet tona kanë patur qasje të plotë në kontrollin e kamionëve dhe është vendosur lejimi i hyrjes së tyre në Kosovë. Ne e kemi thënë edhe më parë se në Kosovë nuk ka krizë humanitare dhe nëse shohim edhe mallrat që janë dërguar, verifikohet se nuk ka të bëjë fare me krizë humanitare. Kamionët kanë patur batanije dhe pajisje për qendrim e përforcim të barrikadave”, thotë Fisnik Rexhepi, këshilltar i Ministrisë së Brendshme.

I pyetur se pse është lejuar hyrja, pasi bëhet fjalë për pajisje për t’i forcuar barrikadat, Rexhepi tha se baza e marrëveshjes për t’i lejuar këto ndihma është hartuar në një takim mes qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it. Qeveria e Kosovës kësaj radhe kishte lënë hapur dy opsione, kamionet të kontrollohen në kufirin verior ose të kalojnë nga pika kufitare në Mërdarë.

Kamionët nga Rusia për disa ditë qëndruan në Jarinjë pasi serbët refuzonin kontrollin doganor dhe shoqërimin e tyre nga EULEX-i. Të enjten në veri qëndroi ambasadori i Rusisë në Beograd i cili duket se arriti t’i bindë serbët për të kundërtën.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button