OMONIA: 2012-a, viti i regjistrimit të minoritetit etnik grek në Shqipëri

Organizata e minoritetit etnik grek “OMONIA” ka vendosur unanimisht, që në vitin 2012 duhet të përmbyllet tërësisht regjistrimi i komunitetit etnik grek në Shqipëri.

Loading...

Ky apel është bërë publik gjatë takimit në Korçë, me rastin e 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Minoriteteve.

Në këtë takim ku merrnin pjesë Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule (Evangjellos Dules) dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek “OMONIA”, Vasil Bollano (Vasilis Bollanos) dy përfaqësuesit e minoritetit u takuan me grupet minoritare të Korçës.

Gjatë takimit u diskutuan çështjet e të drejtave të njeriut dhe probleme të ndryshme që shqetësojnë grupet minoritare të Korçës.

Vëmendje e veçantë i është dhënë çështjes së regjistrimit të popullsisë për të cilën Këshilli i fundit i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik Grek “OMONIA” i mbajtur më 3 dhjetor 2011 vendosi unanimisht se viti 2012 është vit regjistrimi për komunitetin grek në Shqipëri.

Në këtë takim me organizatën “OMONIA” të Korçës, morën pjesë edhe Kryetari i “OMONIA-s” në Korçë, Grigoris Karamelios, nënkryetari i “OMONIA”, Jorgos Tzomakas dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek Vasil Bollano.

Në kuadër të riorganizimit të Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek “Omonia” u zgjodhën edhe anëtarët e rinj të Bordit Drejtues të “OMONIA-s” në Korçë.

Pak ditë më parë Kryetari i “OMONIA” Vasil Bollano dhe Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, u takuan edhe me Konsullin e ri të Përgjithshëm të Greqisë në Korçë, Ioannis Pediotis, me të cilin diskutuan problemet dhe shqetësimet me të cilat përballet komuniteti grek i Korçës, duke i uruar atij sukses në detyrën, sipas tyre, të vështirë.

Po kështu, Bollano u takua edhe me Konsullin e Përgjithshëm të ri të Greqisë në Gjirokastër, Nicholaos Kotrokois, me të cilin diskutoi problemet e minoritetit etnik grek në Shqipëri.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button