Paditen ofenduesit e shqiptarëve!

Prokuroria e Tetovës ka ngritur padi penale ndaj një personi të paidentifikuar, nën akuzën se ka nxitur urrejtje ndëretnike, ndërfetare dhe ndër-njerëzore, për shkak të shkrimit në ngjyrë të zezë në nënkalimin në dalje të Tetovës, të parullës ‘Vdekje për Shqiptarët’ si dhe në anën tjetër të nënkalimit në murin prej betoni është shkruar ‘Vdekje për Kaurët’ dhe ‘Vdisni Kaurë’.

Loading...

Dokumenti i Prokurorisë së Tetovës është siguruar edhe nga ALSAT, ndërkohë që në subjektin e tij, përmendet vetëm termi ‘person i paidentifikuar’.
Nga ana tjetër, ALSAT siguron edhe një tjetër dokument, kësaj here nga MPB-ja, lidhur me fyerjet ndaj shqiptarëve ‘Shqiptarë i Mirë është Shqiptarë i Vdekur’ apo ‘Dhoma Gazi për Shqiptarët’ gjatë ndeshjes së kombëtareve të futbollit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në Prilep. Sipas dokumentit të MPB-së, tregohet se fyerjet ndaj shqiptarëve kanë filluar në gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, atëherë kur dhe në stadium kishin mbërritur tifozët nga Shkupi, Shvercerat dhe Ballistët nga Tetova, të cilët kanë hedhur të parët sharjet ‘A ka bushtër më të mirë se bushtra maqedonase’. Sipas këtij dokumenti të siguruar nga ALSAT, shihet qartë se në rast të ngritjes së padive penale për ata që thërrasin slogane fyerjesh, do të pësojnë pa dallim te të dy grupet e tifozëve, shqiptarëve dhe maqedonase. Ndërkohë edhe pse ka foto që tregojnë qartë se pas ndeshjes së kombëtareve është djegur flamuri i Shqipërisë, në dokumentin e MPB-së, të siguruar nga ALSAT nuk përmendet askund një akt i tillë, madje mohohet të ketë ndodhur. Rikujtojmë se fyerjet e tilla ndaj shqiptarëve nga tifozët maqedonas janë shndërruar në përditshmëri në çdo ndeshje sportive pavarësisht nëse luajnë apo jo skuadra shqiptare. Rasti i fundit ishte kur u fyen shqiptarët gjatë ndeshjes së kombëtareve të Maqedonisë dhe Shqipërisë në futboll dhe ndeshja para saj në basketboll mes skuadrave MZT Skopje dhe Liria, ku shqiptarëve iu sugjeruan ‘Dhoma Gazi’ dhe u lëshuan slogane ‘Shqiptar i Mirë është Shqiptar i Vdekur’.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button