Pakti detar, Greqia: Nuk heqim dorë, Shqipëria e di qëndrimin

Greqia operon në zonën detare me Shqipërinë, mbi bazën e marrëveshjes së vitit 2009 për kufirin, e cila është cilësuar si antikushtetuese nga ana e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Dimas, foli në Parlamentin grek, gjatë interpelancës së thirrur nga deputeti i Partisë së LAOS, Ioannis Korantis, në lidhje me çështjen e kufirit detar me Shqipërinë.
Deklarata

Loading...

“Problemi në zonën ekonomike ekskluzive nuk është konsideruar në vetvete, por në kontekst më të gjerë të krijimit dhe caktimit të zonave detare në përputhje me dispozitat e ligjit ndërkombëtar, dhe në veçanti Konventës sëvitit 1982 mbi ligjin e detit.

Në këtë kontekst, unë ju kujtoj se marrëveshja greko-shqiptare e 27 prillit 2009 për delimitimin e zonave detare që cakton kufij multi-juridiksional, duke përfshirë zonën ekonomike ekskluzive. Në takimet tona me fqinjët tanë, ne përpiqemi për të nxitur këtë politikë”, deklaroi ministri i Jashtëm, Dimas. Një deklaratë e tillë bën të qartë se Greqia do të cilësojë si zonë ekskluzive të sajën diçka që është përcaktuar nga një marrëveshje bilaterale, e cila është shfuqizuar më 26 janar si antikushtetuese nga ana e Gjykatës Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Por kryediplomati grek ka theksuar në interpelancën e tij me deputetin Korantis se “si një shtet bregdetar dhe një anëtar i BE-së, Greqia nuk heq dorë nga ndonjë prej të drejtave ligjore të saj sovrane dhe zona ekonomike ekskluzive nuk është përjashtim në këtë parim themelor dhe pozicionim të politikës sonë të jashtme. Përcaktimi i zonave detare midis vendeve të Mesdheut Lindor, përtej mundësive të rëndësishme ekonomike që ai krijon, funksionon si një katalizator për paqen dhe sigurinë rajonale”. Sipas tij, “është e njohur se për të gjitha vendet e zonës së Mesdheut, zonat ekonomike ekskluzive që, sipas ligjit ndërkombëtar të detit, mund të zgjasë deri në 200 milje detare nga bregu. Kjo ngre çështjen e kufirit në mes shtetesh fqinje bregdetare dhe zonën ekonomike ekskluzive, madje ofron përfitime të rëndësishme dhe ajo është vetë-evidente se vendi ynë do të përfitojë nga këto përfitime, me precedencë, në kuadër të strategjisë sonë të gjerë”. Gjykata Kushtetuese shqiptare rrëzoi në janar paktin detar në vendimin unanim të saj, duke renditur disa prej shkeljeve të konstatuara, siç është edhe shmangia e Presidentit nga ky proces, apo si dhe moszbatimi i konventave ndërkombëtare dhe i gjirit të Sarandës. Kjo marrëveshje detare i falte Greqisë 354.4 kilometra katrorë sipërfaqe ujore. Ndërsa deputeti i partisë greke, LAOS, Korantis, njihet si një nga personat që shpeshherë interpelancat e tij i ka të fokusuara në çështjet e minoritetit grek në Shqipëri, duke përdorur edhe kartën e përhershme të Vorio-Epirit. I caktuar në fund të vitit 2009 si numri një i listës së kandidatëve të partisë LAOS, ai ka bërë një lëvizje të beftë drejt politikës, po të mbahet parasysh se sipas mediave greke, prej lënies së detyrës së shefit të Shërbimeve Sekrete drejt politikës, nuk u konsumuan as pesë muaj. Në shtator të këtij viti, grupi parlamentar i partisë greke LAOS, ka dorëzuar në Parlament një kërkesë me disa pyetje drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, “Për detyrimet e harruara të Greqisë ndaj pakicës kombëtare në Epirin e Veriut”, ku ngrihen çështje që lidhen me minoritetin grek në Shqipëri, regjistrimin e popullsisë në vendin tonë, pronat, si dhe shpalljen e autonomisë së të ashtuquajturit Vorio-Epir.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button