PDIU, Kushtetuesja vendim korrekt për kombësinë, kujdes me regjistrimin

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shpalljen e antikushtetueshmërisë së termit kombësi në ligjin e gjendjes civile.

Loading...

Në bazë të këtij vendimi, Shqipëria u atashohet vendeve perëndimore ku koncepti i kombësisë nuk është më i lidhur me konceptin e etnisë, por me atë të shtetësisë.

Në këndvështrimin tonë, ky vendim është i drejtë dhe ka ardhur në kohën e duhur.

Për sa i përket censusit, PDIU i bën thirrje INSTAT që të zbatojë amendamentet e PDIU-së, që e detyron të verifikojë dhe ballafaqojë e të dhënat e grumbulluara gjatë censusit, sipas detyrimit të saj në bazë të ligjit për censusin.

Ndërkaq, i bëjmë thirrje INSTAT të verifikojë të dhënat mbi hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë, në mënyrë që të garantohet që asnjë jorezident të mos përfshihet në statistikat e censusit.

Në këtë mënyrë garantohet që asnjë abuzim të mos zhvillohet mbi të dhënat që do të rezultojnë nga censusi i popullësisë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button