Policia maqedonase bllokon publicisten shqiptare, AK: Shteti të reagojë

Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar një tjetër rast të dhunimit të aktivistëve të saj nga ana e autoriteteve maqedonase. Siç bën me dije Aleanca, policia maqedonase ka bllokuar për më shumë se 5 orë në kufi, aktivisten shqiptare Mona Agrigoroaiei.

Loading...

Ende nuk bëhen të ditura arsyet e ndalimit të saj, ndërkohë që Aleanca ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit shqiptar, pasi sipas saj, nuk është hera e parë që policia dhunon bashkëkombasit shqiptarë.

“Policia maqedonase ka izoluar një shqiptare në kufi. Mona Agrigoroaiei është një mbrojtëse e çështjes shqiptare. Ajo ka kombësi shqiptare. Policia e ka marrë për pesë orë në pyetje. Maqedonia aspiron Bashkimin Europian, por po dhunon të drejtat e njeriut hapur,” thuhet në deklaratën e AK.

Gjatë javëve të fundit, vetëm nga Aleanca Kuq e Zi janë dhunuar shtatë aktivistë të saj nga ana e policisë maqedonase.

Sipas Aleancës Kuq e Zi, “diplomacia shqiptare ka dështuar dhe është nënshtruar përpara barbarizmave të maqedonasve”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button