Prioritet mbi prioritetet, bërja e Shqipërisë Etnike

Përgatiti Cenë Pushkolli
Për lexuesit e Prishtinapress, po sjellim një prononcim për gazetarë të Ibush R. Hetemit, zyrtar i lartë i FBKSH-së, pas përfundimit të shënimit të ditës së flamurit nga Aleanca Kuq e Zi, nga FBKSH-ja dhe nga Shoqata e Ish-burgosurve politik të Kosovës. Nga ky eveniment, respektivisht nga Prishtina, mesazhe të qarta për të gjitha subjektet politike, asociacioneve qeveritare dhe joqeveritare që në programet e tyre e kanë bërjen e Shqipërisë Etnike. Fillimisht të ribashkohet kombi e më pastaj  integrimi i Shqipërisë Etnike në BE dhe struktura tjera ndërkombëtare, thot pos tjerash z. Ibush R. Hetemi dhe vazhdon:- 28 nëntori është festë gjithëkombëtare dhe se si i tillë ku më pak e ku më shumë ajo festohet nga shqiptarët, madje edhe aty ku shqiptarëve u mohohen të drejtat më elementare të njeriut.
“Si çdo popull  edhe ne (lexo: populli shqiptarë) kemi kremtën tonë kombëatare, bile mund të themi se dita e jonë e madhe  28 nëntori është diçka më shumë se një e kremte kombëtare. Dikush që nuk e njeh mirë historinë kombëtare mund të bënë pyetje Pse ?  Përgjigja është e shkurtër dhe shumë e qartë: sepse të mirat e rralla, kombit tonë të shumë vuajtur, por gjithmonë krenar, i kanë ardhur mu në ketë ditë.
28 nëntori i parë,  ishte ai viti 1443, kur krye heroi i ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ngriti për herë të par në historinë e këtij kombi,flamurin më shqiponjën dy krenare  dhe më yllin gjashtëcepësh në shqiponjën  në mesë  dy  krenash në kalanë e Krujës, ku valoj plotë 25 vite, i pa mposhtur  në kulla e kala tjera Shqiptare.
U dashtë 444 vite, pritje, vuajtje, tmerre, luftra e robëri, si dhe shumë  egzode e zbrazje masive të trojeve tona, derisa filloj serish  valimi i flamurit.
Çdo popull e ka një simbol kombëtar, çdo popull e respekton dhe e mbron simbolin kombëtar, çdo popull e ka një histori për simbolin kombëtar. Por të rrallë janë ata popuj që simbolin kombëtar e kanë ngritur në kultë kombëtar, të rrallë janë ata popuj që sakrifikojnë jetën për të mos u përdhosur simboli i tyre kombëtar, të rrallë janë popujt që kanë një histori shumë të lashtë të simbolit kombëtar. Shqiptarët janë ata që e mbajnë simbolin kombëtar në zemër e në shpirt edhe kur janë të lirë edhe kur janë të robëruar. Shqiptarët janë ata që kanë një flamur më simbolet më kuptimplote: më ngjyrën e kuqe të flamurit simbolizohet gjaku i derdhur  gjatë historisë për të mos lejuar që  të mposhtët në fushat e betejës, më ngjyrën e zezë simbolizohet zija që kanë mbajtur nënat, nuset dhe motrat tona për heronjtë e rënë në fushat e nderit e të betejës në mbrojtje të lirisë, dhe më shqiponjën origjinën e tyre të lashtë.
28 nëntori i dytë viti 1912, duke ju përgjigjur thirrjes se atdhetarit të madh dhe të shquar Ismail Qemalit, në Vlorë ishin mbledhur krerët e të gjitha krahinave Shqiptare, dhe në Kuvendin Kombëtar shpallin pavarësinë e Shqipërisë, natyrisht edhe si kryetari i par i qeveris  kur po e ngriste flamurin e qëndisur nga Marigona, në fjalën e ti solemne ndër të tjera ka thënë:   Fqinjët tanë nuk do duhej të gënjehen më lakmi, se Shqiptari më nuk e duron robërinë, Historia e shekujve të kaluar e dëshmon ketë të vërtetë. Ky truall është atdheu i ynë, ne kemi gjuhën tonë, zakonet tona, kulturën tonë, prandaj ne sot këtu shprehim para gjithë botës vullnetin e popullit sovran.
28 nëntori i tretë, viti 1955 – Mu në kohën e kulmit të gjenocidit Rankoviqjan  mbi shqiptarët e Kosovës, në Prekazin e Drenicës heroike, lindi  kryekomandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, i cili do të niste luftën vendimtare për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Më 28. nëntor 1997, botërisht shpallët egzizstimi i Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës, dhe përsëri më  28.Nëntor 2001. Më krenarinë më të madhe në qendër të Kosovës në Prishtinë vendoset përmendorja e krye heroit –Skënderbeut i cili edhe sot u jep zemër shqiptarëve  dhe u garanton se një ditë të afërme do të jenë pronar të ligjshëm të tokave të tyre.
Më lejoni që në emër të Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar, këtu para jush, në këtë eveniment madhështor dhe kombëtar të rinkonfrmojmë fuqishëm se Ribashkimi Kombëtar Shqiptar është i mundshëm, tashmë ka filluar dhe do të ndodh, duan apo nuk duan të tjerët. Ribashkimi Kombëtar është një procese natyror i pa ndalëshëm dhe i pa kthyeshëm.
 E Gjatë ishte dhe është rruga e pavarësisë se plotë kombëtare e Shqipërisë Etnike, është derdhur lumeje gjaku,është bërë tërë ky mund e kjo sakrificë sublime për të mbrojtur gjuhën,kulturën dhe identitetin tonë kombëtar, pavarësia kombëtare ka një histori të shenjët e të shtrenjtë, më të cilën askush nuk ka të drejtë të luaj e të bëjë pazare. Është i njohur qëndrimi i FBKSH-së për spekulimet që po dëgjohen për ndryshim kufijsh e ndërrim tokash, këto lojëra të rrezikshme janë të pa pranueshme, kufijtë nuk  prekën, dhe po qese veç duhet të lëvizin kufijtë atëherë kufijtë e Shqipërisë Etnike i dinë ku janë edhe Sllavo – Greket edhe faktori ndërkombëtar, urdhëroni zonja e zotëri hapni dokumentet, ku çdo gjë është e çartë si drita e Diellit, ndihmoni shqiptarët të organizojnë një referendum gjithëkombëtar dhe gjithë popullor, dhe do të bindeni edhe ju se duan apo nuk duan shqiptarët të jetojnë të bashkuar, kjo është e drejta themelore që u takon popujve të shprehin vullnetin e lirë se më ke dëshirojnë të jetojnë, dhe si  do ta ndërtojnë atdheun dhe  të ardhmen e tyre, sipas parimit të vetëvendosjes.   Shumë shekuj kaluan, revoltat dhe luftërat shqiptare  për të flakur sundimin e huaj,shumë herë  lëvizjet dhe kryengritjet shqiptare u shuan, por asnjëherë nuk u shua tërësisht dëshira dhe shpresa e madhe e shqiptarëve për çlirim dhe bashkim kombëtare. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte një dëshmi dhe nyje e fortë, kundër sundimit të huaj,  për ti mbrojtur dhe çliruar  trojet shqiptare, por edhe e sprovës për të na njohur fuqitë e mëdha të Evropës.
Fqinji i mirë është derë xheneti, thotë populli, por i keqi të përziet edhe në oborrin e shtëpisë. Dhe ne Shqiptarëve na ka ra hise që të kemi punë më fqinj të këqij si Serbia,Mali i zi, Greqia,ish R. Maqedonisë, të cilët vazhdimisht kishin orekse, dhe vazhdimisht u shtoheshin këto orekse për gllabërimin e tokave shqiptare, çuditërisht deri më tani edhe më bekimin e fuqive të mëdha, kjo gjendje vazhdon akoma edhe sot, më ca ndryshime të vogla por  pozitive, e kjo është BE, OKB, NATO, kanë kthyer sytë dhe veshët këndej nga shqiptarët, po na shikojnë dhe po na vezhgojnë, po na  vlerësojnë se kush jemi ne, çka duam apo çka nuk duam ne??!! Në të vërtetë çfarë kërkojmë ne Shqiptarët??!!.
Kështu si jemi ndarë dhe përçarë, duke u sjell të pa pëgjegjëshëm,  thuajse i kemi punët si me kenë Amerikë, e lë ma qe nuk jemi në gjendje as kufijtë aktual ti ruajmë dhe garantojmë, me kërkesa ekstreme dhe diametralisht të kundërta më njeri tjetrin,  më një pozitë dhe opozitë në  hasmëri e jo rivale si do të duhet të ishte, subjektet politike të përçarë dhe pa ndonjë zgjedhje-platformë të përbashkët për të qenë unik në veprimet dhe kërkesat tona, e kanë futur popullin në mjegullnajë sa nuk po di se ke ta dëgjojë dhe cila është rruga më e drejtë.
Në këto rrethana vendimtare për gjithë popullin shqiptar, Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar, fton të gjitha subjektet politike, organizatat qeveritare dhe joqeveritare,individ,grupe interesash, gjithë masën popullore pa dallim ideje,arsimimi dhe gjinie, plak e të ri, e në veçanti institucionet,dhe organet qeveritare dhe vet qeverinë në tri qendrat Tiranë-Prishtinë-Shkup dhe Luginën Preshevës ti lenë ndasitë, dhe përçarjet, të lenë mendjemadhësinë dhe lakminë për pasuri dhe pushtet, se populli më të drejtë thotë: Pushteti dhe pasuria është vetë LIRIA, të bashkohemi rreth flamurit dhe besës tonë Shqiptare, se interesi i vetëm për gjithë shqiptarët është dhe duhet të mbetët RIBASHKIMI KOMBËTAR SHQIPTAR, si e vetmja alternativ e qëndrueshme dhe e pranueshme për ne dhe faktorin ndërkombëtar. E cila do të krijoj paqe dhe stabilitet në terë Ballkanin dhe terë BE-në.
Dhe fare në fund FBKSH, të gjithë lexuesve të Prishtinapress-it dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë ju urojmë 28 Nëntorin ditën e flamurit, me urimin dhe shpresën se më rastin e festimit të ardhshëm në 100 vjetorin të kësaj feste kombëtare të gjithë shqiptarët ti gjej  të Ribashkuar”. Ishin fjalët e z. Ibush R. Hetemit.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button