Shqiptaret protesta kundër policëve serbë në Maqedoni

Shoqata e të burgosurve dhe të përndjekurve politik shqiptarë, shoqata Illiricum Libertas dhe dega e Aleancës Kuq e Zi në Maqedoni, kanë reaguar kundër patrullimit të policisë serb në zonat turistike.

Loading...

Kryetari i Shoqatës së të burgosurve, Shpëtim Pollozhani, në emër të këtyre shoqatave tha se ky bashkëpunim është një kurorëzim i një bashkëpunimi të gjatë mes dy shteteve. “Shprehim indinjatën tonë të thellë për marrëveshjen e paradokohshme mes Maqedonisë dhe Serbisë për sjelljen dhe patrullimin në këto troje të patrullave të përziera maqedono-serbe. Ky është një kurorëzim i një simpatie të gjatë të kësaj linje të VMRO-DPMNE-së pro serbe dhe antishqiptare.

Unë besoj si shumë aktivitetet tjera antishqiptare edhe kjo do të dështojë, sepse kjo nuk është në linjën e bashkëjetesës dhe nuk është në linjën e bashkëpunimit të mirë, por është provokim i radhës”, tha Pollozhani, duke shtuar se shqiptarët duhet të reagojnë në mënyrën e duhur, kundër kësaj marrëveshjeje. Ai sqaroi se shoqatat shqiptare do të ngrihen në protesta kundër ardhjes së policëve nga Serbia. “Ardhja e mysafirëve të paftuar mund të shkaktojë edhe incidente. Ne do të përpiqemi që ta pengojmë ardhjen e tyre, pasi ky është kulmi i injorimit”, tha Pollozhani

Kundër patrullimit të policëve nga Serbia në Kodrën e Diellit dhe në Strugë, ditë më parë u prononcuan dhe Komuna e Tetovës dhe Strugës, si dhe qytetarët e këtyre komunave. Për ta ardhja e policëve nga Serbia gjatë sezoneve turistike është provokim dhe asgjë më tepër.

Ditë më parë Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe homologu i saj serb Ivica Daçiç nënshkruan në Beograd marrëveshje, sipas së cilës, policë nda Serbia do të patrullojnë në qendrat turistike të Maqedonisë, si Ohër, Strugë, Kodra e diellit etj, ndërsa policë nga Maqedonia do të shkojnë në Serbi gjatë kampionatit të hendbollit që mbahet vitin e ardhshëm.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button