Qendra historike e Prizrenit nuk është qendër e serbëve

, Qendra historike e Prizrenit nuk është qendër e serbëve

Lëvizja “Vetëvendosje” shfaqi të martën bindjen se brenda Qendrës historike të Prizrenit ka trashëgimi kulturore dhe fetare edhe të komuniteteve të tjera etnike e fetare dhe nuk është qendër e serbëve.

Në një konferencë për media në lidhje me risjelljen e “Projektligjit për Qendrën historike të Prizrenit” në Kuvendin e Republikën e Kosovës, përfaqësues të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Aida Dërguti dhe Liburn Aliu, kontestuan jo vetëm nevojën për një ligj të tillë, por edhe procedurat që po i ndjek Qeveria i vlerësuan të kundërligjshme.

“Qysh në negociatat e Vjenës, Serbia ia arriti qëllimit që t’i përvetësojë monumentet e trashëgimisë kulturore ortodokse mesjetare dhe t’i emërtojë si serbe, thanë ata. Këto kisha e manastire mesjetare, që tani gabimisht i quajnë serbe, të ndërtuara në periudhën kur kombi si koncept nuk ka ekzistuar fare, tregon qartë synimet e Serbisë për të ndërtuar të drejtën historike në tokën e huaj”, thuhet në komunikatë.

Sipas tyre, kur politika vendos për emërtimin e trashëgimisë kulturore, qëllimi është gjithnjë politik dhe qasja joshkencore. “Andaj edhe Serbia, instrumentalizoi trashëgiminë kulturore mesjetare të Kosovës për qëllimet e saj politike. Kjo e arritur e Serbisë u fut në Pakon e Ahtisaarit, ku përfundimisht shqiptarët duke qenë si bashkëtrashëgimtarë të këtyre monumenteve, u përjashtuan nga kjo e drejtë”, thuhet më tej.

Po ashtu thuhet se risjellja e këtij projektligji për herë të dytë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përveçse shkel ligjet në fuqi, shpërfaq arrogancën e Qeverisë përballë qytetarëve e organizatave të shoqërisë civile të Prizrenit e të gjithë Kosovës, Kuvendit Komunal dhe Kuvendit të Kosovës, vlerëson Lëvizja Vetëvendosje.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button