Raporti i OKB-së për emigrantët: Konsullatat keqtrajtojnë shqiptarët

Raporti i OKB-së për të drejtat e emigrantëve shqiptar, i prezantuar nga i deleguari Francois Crepeau ka përfunduar. Raportuesi i OKB-së vë në dukje mangësitë e sistemit shqiptarë të statistikave në lidhje me numrin e shqiptarëve jashtë kufijve, të atyre që janë kthyer nga emigrimi apo dhe të numrit të saktë të shpërndarjes së tyre në vendet pritëse.
“Gjatë punës sime ajo çfarë më shumë më është vënë në dukje është mungesa e profesionalizmit madje dhe pabarazia me të cilën trajtohen emigrantët shqiptarë në konsullatat e huaja. Kjo çështje duhet të kthehet në një nga prioritet e qeverisë, në mënyrë që të përmirësohen kushtet për emigrantët”, theksohet në raportin e OKB-së.
Çështje tjetër delikate që është vënë në dukje në raport janë edhe dënimet ekstreme që marrin emigrantët shqiptarë për krime të ndryshme në vendet e pritjes. Sipas raportit këto dënime vijnë vetëm si pasojë e mungesës së një asistence më të mirë ligjore ose siç shprehet Crepeau nga “avokat të paaftë”.
“Nisur nga pozitat gjeografike të gjitha të dhënat e grumbulluara nga burime të ndryshme kanë drejtuar drejtë një konkluzioni sipas së cilit Shqipëria është një vend transit i emigrimit ilegal”, është shprehur Francois Crepeau.
Raporti mbi respektimin e të drejtave të emigrantëve shqiptarë brenda dhe jashtë vednit do të mbahet në një sesion të veçantë të OKB-së në qershor të 2012.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button