Risia, shqiptarët e parë ngjiten në majën e malit Everest

Vodafone Albania dhe një bankë private kanë rënë dakord të sponsorizojnë ekipin e parë shqiptar që do të përpiqet të ngjisë majën më të lartë të botës në 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit

Loading...

Viti do të shënojë 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Shoqata Dajti Alpino-Turistik ka vendosur të ndërmarrë një mision të guximshëm, duke u bërë ekipi i parë i alpinistëve shqiptarë që do të synojë të ngjitet në majën më të lartë të botës, Everest dhe të vendosë flamurin shqiptar ndërmjet flamujve të kombeve të tjerë – pikërisht në majën më të lartë të botës, në 8848 metra lartësi.
Sot, drejtori ekzekutiv i Vodafone dhe Raiffeisen Bank, Haris Broumidis dhe drejtori i një banke private nënshkruan një marrëveshje sponsorizimi me Shoqatën Dajti Alpino-Turistik.
“Ne jemi të lumtur që nëpërmjet mbështetjes sonë t’i japim mundësinë ekipit të parë shqiptar alpinist, të arrijë majën më të lartë në botë, duke ngritur kështu, për herë të parë, flamurin shqiptar në Everest. Ne e kuptojmë që kjo iniciativë mbart një vlerë të rëndësishme dhe simbolike, në një vit tepër të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët – 100-vjetori i Pavarësisë”, tha drejtori i Përgjithshëm i Vodafone, Haris Broumidis.
Aleksandër Bojaxhi, kreu i shoqatës Dajti Alpino-Turistik, falënderoi të dy kompanitë për mbështetjen e tyre dhe premtoi që anëtarët e ekipit do të japin maksimumin e tyre që të vendosin flamurin shqiptar në majën më të lartë të botës. “Ne jemi të kënaqur që siguruam këtë mbështetje shumë të vyer financiare, që do të na ndihmojë të ngremë ekipin dhe të na mundësojë vendosjen e flamurit tonë kombëtar në majën më të lartë të botës”, tha ai.
Ekipi do të hyjë tani në një periudhë intensive përgatitjesh të nevojshme dhe parashikohet të arrijë Everestin në Maj 2012.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button