Sadiku “JO” Zvicrës: Krenar për Shqipërinë

Armando Sadiku ka treguar vlerat e tij të larta kombëtare, duke refuzuar përfaqësuesen e Zvicrës në futboll, për të realizuar ëndrrën e tij, kombëtaren kuq e zi.

Loading...

Sadiku, anëtar i skuadrës zvicërane Locarno, është vetëm 20 vjeç dhe po mahnit me talentin e tij, duke qenë golashënuesi më i mirë tek Locarno. Por, Sadiku është anëtar edhe i përfaqësueses së Shqipërisë U21, madje duke qenë lojtari më i mirë në këto grupmosha.

Vlen të përmendet paraqitja fantastike e Sadikut ndaj Portugalisë, ku arriti të shënojë 2 gola në barazimin 2-2.

Sipas Sadikut, kombëtarja e Zvicrës i ka bërë kërkesë për ta pajisur edhe me pasaportë dhe ta ketë pjesë të saj. Por, “bomberi” shqiptar përgjigjet me një fjali të vetme: “Nuk ka më mirë se të jesh shqiptar”

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button