Shovinistet Sllavomaqedon ndihen të rrezikuar nga “Kuq e zinjtë”

, Shovinistet Sllavomaqedon ndihen të rrezikuar nga “Kuq e zinjtë”

Prokuroria e Tetovës ka kërkuar që të bëhen hetime rreth ngjarjes së 28 nëntorit kur katër aktivistë të shoqatës “Ilirikum Liberta”, pjesë e Aleancës Kuq e zi, vizatuan grafitin “Një gjuhë, një komb, një flamur kombëtar dhe një hartë historike të Shqipërisë” në hyrje të Tetovës dhe u arrestuan nga policia. Ndërkaq, për tifozët e Prilepit (majmunët) që kërkuan dhoma gazi për shqiptarët që kërkuan dhoma gazi për shqiptarët akoma nuk ka asnjë padi. Burime të “Lajm”-it nga Prokuroria e Tetovës pohojnë se do të kryejnë hetimi për rastin në fjalë. Ndërkaq, kryetari i shoqatës “Ilirikum Liberta”, Valon Kurtishi, i cili është njëri prej të akuzuarve nuk dëshiron të komentoj asgjë për hetimet. Ai mbetet në deklaratën e dhënë ditë më parë për “Lajm” se ai grafit nuk përmban asnjë element të nxitjes së urrejtjes ndëretnike. “Tek murali që përmban ‘një gjuhë, një komb, një flamur kombëtar dhe një hartë historike të Shqipërisë’ nuk ka asnjë parullë, slogan, fjali që fyen ndonjë grup tjetër të caktuar etnik”, pat thënë Kurtishi.

Edhe ekspertët e çështjeve juridike janë të mendimit se në rastin e grafitit nuk ka vend për asnjë lloj padie. Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska disa herë ka përsëritur se vizatuesit e grafitit do të dënohen. Ndërkaq, edhe pse kanë kaluar me shumë se tre javë, policia e Maqedonisë ende nuk ka ngritë padi penale kundër tifozëve maqedonas që brohoritën parulla antishqiptare në ndeshjen mes kombëtarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë të luajtur më 15 nëntor në Prilep. Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska ka dënuar edhe njëherë këtë dukuri, mirëpo nuk ka dhënë përgjigje konkrete pse po vonohet padia ndaj huliganëve. “Për të gjitha ngjarjet ku kemi fakte për nxitjen e urrejtjes ndëretnike dhe fetare për të gjithë personat që shkelin ligjin, në mënyrë jo selektive ngremë padi penale, menjëherë pasi do të arrijmë të dokumentojmë. Dua që në këtë rast të them se kjo sjellje është e papranueshme dhe askush nuk mund të fshihet pas përkatësisë etnike. Reagojmë në mënyrë të ashpër ndaj këtyre rasteve dhe të gjithë do të sanksionohen ashtu siç parasheh ligji”, tha Jankullovska.

Në ndërkohë mediat në Shkup kanë siguruar një dokument policor lidhur me ngjarjet në ndeshjen Shqipëri-Maqedoni, ku për incidentin fajësohen tifozët shqiptarë nga Shkupi dhe Tetova. Sipas dokumentit të MPB-së, fyerjet ndaj shqiptarëve kanë filluar në pjesën e dytë të ndeshjes, atëherë kur në stadium kanë mbërritur tifozët shqiptarë Shvercerat nga Shkupi dhe Ballistët nga Tetova, të cilët kanë hedhur të parët sharjet ‘A ka bushtër më të mirë se bushtra maqedonase’.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button