Shqipëria e Madhe, pas futjes në BE

Hamza Karçiç, profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës në një artikull për gazetën turke ‘Daily Zaman’ argumenton se Shqipëria e Madhe, një ëndërr e nacionalistëve shqiptarë, do të arrihet me futjen e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë në BE. Kjo sipas Karçiçit do t’i përmbyste të gjitha llogaritë dhe do të përkthehej në dy vota e gjysmë, ose edhe veto të mundshme në strukturat vendim-marrëse. Me gjysmë vote ai përshkruan influencën shqiptare brenda votës maqedonase. Kjo votë, ngulmon Karçiç, do t’u lejonte shteteve shqiptare në Ballkan, nëse ato arrinin solidaritet politik mes veti, forcë më të madhe negociimi. Bazuar në mekanizmin aktual të përfaqësimit të qeverive kombëtare në BE dhe duke parashikuar rregullime për t’iu përshtatur anëtarëve të rinj, kjo lloj përllogaritjeje është sidomos relevante në Këshillin e Europës, vazhdon akademiku. Në rastin e Komisionit Europian të paktën dy komisionerë do të ishin nga shtete shqiptare dhe mundësisht edhe një i tretë (Maqedonia). Votimi në Këshillin e BE-së është rregulluar në mënyrë të tillë që të ndihmojë shtetet me popullsi të vogël duke dhënë kështu një tjetër avantazh për shqiptarët, shkruan Karçiç.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button