Shqipëria, ndër tre vendet më të korruptuara në Evropë, AK: Faqja e zezë e politikës

Në raportin e Transparency Internacional për nivelin e korrupsionit për vitin 2011, Shqipëria renditet në mesin e tabelës si një nga vendet e “dështuara në luftën ndaj korrupsionit”.
Nga 183, ajo pozicionohen në vendin e 95 dhe në një vlerësim të përgjithshëm Shqipëria konsiderohet nga raporti si një nga tre vendet më të korruptuara të Evropës duke lënë pas vetëm Kosovën dhe Ukrainën.
Krahasuar me një vit më parë vendi ynë ka humbur tetë vende. Në raportin e këtij vitit vlerësohet se niveli i perceptimit të korrupsionit është 3.1 nga 3.3 që ishte një vit më parë.
Sa u takon vendeve të rajonit, Kroacia dhe Mali i Zi gjendet në vendin e 66, Maqedonia në të 69, Greqi 80 dhe Serbia në të 86. Ndërsa Kosova është në vendin 112.
Raporti IT-s thekson se korrupsioni vazhdon të jetë një “epidemi” për shumë vende të botës. Nga të dhënat e saj tregohet se shumë qeveri kanë dështuar në përpjekjen për të mbrojtur qytetarët nga korrupsioni, abuzimet nga sektori publik, mitmarrja apo vendimmarrjet sekrete.
Vlerësimi i indeksit për 183 vendet bëhet nga 0 (nivel i lartë) deri në 10 (nivel shumë i ulët). 2/3 e vendeve të përfshira në këtë renditje kanë një nivel më të ulët e 5.
Zelanda e Re është vendi me më pak korrupsion në botë. Ajo ndiqet nga Finlanda dhe Danimarka. Ndërsa më të korruptuarit janë Somalia dhe Koreja e Veriut, kjo e fundit është përfshirë për herë të parë në këtë renditje.
Raporti nënvizon se “Pranvera Arabe” ka sjellë shumë pak ndryshime sa i takon korrupsionit në vendet e Botës Arabe.
Sa u takon vendeve të eurozonës, megjithëse po përballem me një krizë financiare, qeveritë e tyre kanë dështuar në ndalimin e mitmarrjes dhe evazionit fiskal duke bërë që ato të mbeten pas vendeve të tjera të Evropës në këtë klasifikim. /F.Stafa/

Loading...

Rama:  Emergjencë për një Rilindje Shqiptare!
Kryesocialisti Rama ka reaguar nëpërmjet rrjetit social Twitter menjëherë pas raportit të TI.
“Shqipëria, pikiatë në renditjen e Transparency International. Vendi më i korruptuar i Europës. Emergjencë për një Rilindje Shqiptare!”, shkruan Rama në Twitter.

AK: Faqja e zezë e politikës
Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot në lidhje me raportin e Transparency International, i cili e rendit vendin tonë në vendin e 95-të për nivelin e korrupsionit.
Duke e cilësuar këtë fakt si faqe e zezë në historinë e politikës shqiptare, AK ka bërë përgjegjëse pikërisht këtë të fundit.
“Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet e fundit në Europë në indeksin e korrupsionit. Politika na rreshtoi me Kiribatin, Indinë dhe Tongan. Niveli i 99-të i korrupsionit është një faqe e zezë në historinë e politikës shqiptare”, thekson AK në deklaratën e saj.
“Shqipëria nuk bëhet me këtë klasë politike. Ne u premtojmë qytetarëve një Shqipëri tjetër”, shton AK.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close