Topi: Duam që edhe Kosova të bëhet pjesë e NATO-s

Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Shqiptare mori pjesë sot paradite në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të “Kartës Adriatik” – SHBA, të organizuar në mjediset e “Hotel Adriatikut” në Durrës. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm gjithashtu Komandanti i Komandës së Aleancës për Operacionet në Evropë të NATO-s, Admirali Xhejms Stavridis, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.

Loading...

Presidenti i Republikës, duke e përshëndetur këtë takim të evidentimit dhe të shpalosjes së sfidave të integrimit të të gjitha vendeve të rajonit në strukturat euroatlantike, si dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor u shpreh se “Shqipëria konfirmon mbështetjen e plotë dhe dëshirën e madhe që të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe shtetin më të ri, Kosovën, të bëhen pjesë e projektit të përbashkët euroatlantik. Bindja jonë është se integrimi i të gjitha vendeve në NATO, përbën një garanci reale për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik afatgjatë në të gjithë rajonin. Përvoja e deritanishme me vendet tona është dëshmi e kësaj bindjeje, por edhe e suksesit të politikës së dyerve të hapura të NATO ndaj çdo vendi tjetër aspirant”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button