Mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit kampionit botëror

Mijëra qytetarë nga mbarë Kosova, të premten pasdite, në varrezat e fshatit Gurrakoc, i kanë dhënë lamtumirën e fundit kampionit botëror në kik-boks, Besim Kabashi.

Loading...

Që nga ora 12 e mesditës së sotme qytetarë, politikanë dhe sportistë nga mbarë Kosova kanë bërë homazhe para trupit të pajetë të Besim Kabashit.

Homazhe të tilla ka bërë edhe trajneri i tij, kroati Mlladen Shteko, i cili e ka vlerësuar lartë personalitetin sportiv të Kabashit. “Besimi ka qenë hero i vërtetë i sportit, ndaj vdekja e tij është humbje e madhe për sportin botëror. Në ring ka qenë shumë i ashpër, ndërsa në jetën private ka qenë shumë i qetë”, ka thënë, ndër të tjera, trajneri i tij Shteko. Ai ka shtuar se Kabashi ka qenë ndër kampionët më të veçantë të cilët i ka përgatitur ai në pikëpamje profesionale. “Kam krijuar 14 kampionë botërorë, por Besimi ka qenë më i veçanti ndër ta në ring, ku është dalluar edhe me kik-boks cilësor”, ka theksuar ai.

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajdin Abazi tha se vdekjen e Besimit e konsideron një humbje të madhe edhe për të gjitha institucionet e vendit.

“Vdekja e Besimit është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por për të gjithë ne, për institucionet e Republikës së Kosovës, për sportistë të mbarë popullit shqiptar, të cilët i deshi aq shumë Besimi”, ka thënë Abazi, duke shtuar se “Besimi nuk na bashkoi sot si herëve të tjera për kremtime, por në këtë ditë zie na bashkoi për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe njëkohësisht për të ndarë bashkërisht pikëllimin më të madh me familjarët dhe me gjithë ne e që e deshëm e simpatizuam dhe e përkrahem në përpjekjet e tij për të arritur emrin që bëri”.

Zëvendësministri Abazi ka thënë se kujtimin për të do ta kenë të pashlyer jo vetëm shqiptarët gjithandej , por edhe të gjithë adhuruesit e sportit në botë. “Besimi ishte yni, ndaj krenohemi për të. Por, më shumë krenohemi që ai kaloi kufijtë kombëtarë dhe u bë i gjithë popujve në mbarë botën, duke demonstruar aftësi njerëzore e sportive dhe duke shkëlqyer me rezultatet kulmore. Besimi ishte krenar që ishte shqiptar , prandaj ne shqiptarët kudo që jemi gjithnjë do ta ruajmë të freskët kujtimin për të, do të frymëzohemi nga talenti i tij dhe do të jemi gjithmonë krenarë me emrin e Besim Kabashit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka thënë në fund Hajdin Abazi.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button