Vdes kampioni botëror shqiptar Besim Kabashi (VIDEO)

, Vdes kampioni botëror shqiptar Besim Kabashi (VIDEO)

Ka vdekur kick bokseri kosovar Besim Kabashi. Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyet e vdekjes së kick boksierit.

Besim Kabashi, 35 vjeçar aktualisht kampion botëror në kik-boks , i lindur në Gurrakoc të Istogut njihej për sukseset e tij të mëdha në kick-boks duke krijuar karrierë të shkëlqyeshme në Gjermani

Stafi Zgjohu Shqiptar shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqëve të Besimit.

, Vdes kampioni botëror shqiptar Besim Kabashi (VIDEO)

Vdekje misterjoze
Të shtunën në mesnatë është gjetur i vdekur në banesën e tij kampioni botëror në Thaibox Besim Kabashi. Në trupin e tij askund nuk kishte shenja gjaku.
Tani është në mëdyshje shkaku në lidhje me vdekjen. Ishte ajo vrasje? Apo ndoshta vetëvrasje?
Miqtë nuk besojnë në vetëvrasje, ai ishte shumë më tepër për jetën dhe afirmimin.
Kabashi në fund të nëntorit kishte gjyq për lendime të rënda trupore, për një përleshje që kishte pasur me një kamerrier Sebastian A. (29).
Më 9 Dhjetor Kabashi duhej të shkote në negociata të mëtejshme. Dhe një javë më vonë, ai kishte për të mbrojtur titullin e tij live në Sat1.

Ne kete video paraqitet nje pjese nga ndeshjet e tija ku shpallet kampion dhe ne fund te videos kurorezimi.

Kush ishte Besimi
, Vdes kampioni botëror shqiptar Besim Kabashi (VIDEO)Besim Kabashi u lind me 27 Shkurt 1976 në Gurrakoc të Istogut. Ai është fëmija më vogël në familje nga shtatë fëmijët. Ai ka katër vëllezër dhe dy motra. Besim Kabashi deri në moshën 14-vjeçare jetoi në Kosovë. Ai ju bashkua babait të tij, i cili prej vitesh punonte në Gjermani, nga viti 1968. Sa jetonte në Kosovë, inspirimin për sportet luftarake i mori nga vëllau i tij, Samiu, i cili e donte mjaft boksin por edhe nga kusheriri Naim Kabashi që mirrej me karate, i cili më vonë pati sukses edhe në kick-box ku fitoi titullin e kampionit botërorë në versionin IKF. Nga Naimi mësoi shumë, gjëra të mira për kick-boxin.

Kabashi si ri, 17-vjeçar, filloi të stërvit në klubin “Klein” fshehurazi prindërve të tij. Nga fillimi i karrierës së tij ai kërkonte një sfidë sportive si në aspektin fizik poashtu edhe në atë psikologjik. Në vitin 1996 kalon tek klubi “Martial Arts Studio” në Augsburg, tek Davut Sidal. Ai mësoi shumë në Augsburg për Kick-boxing dhe Thai boxing. Më pastaj zbulimi i madh i tij, pasoi me disa suksese të vogla. Kabashi mësoi shumë në ekipin “Martial Arts Studio”.

, Vdes kampioni botëror shqiptar Besim Kabashi (VIDEO)

Edhe pse ai kishte mësuar shumë këtu, ai pa asnjë mundësi për zhvillimin e mëtejshëm dhe pjesëmarrjen në luftën më të madhe. Ai vendosi t’i japë fund të trajnimit të tij në Augsburg “Martial Arts Studio”.Arsyeja pse u largua ishte sepse kërkonte sfida më të mëdha. Më pastaj Kabashi tërhjekët nga kick-boxi për pesë vite duke e pasur  të vështirë të gjej një klub të madh për t`u bërë një kampion i madh, mirpo ishin edhe disa gjëra tjera personale që e la aktivitetin e sporteve luftarake. Ai u largua mirpo me mendje ishte gjithëmonë në ring dhe formën e mbante. Vetem luftëtarët e mëdhenjë mund t`a bëjnë një gjë të till dhe të rikthehen pas një kohe të gjatë, ndërsa Besim Kabashi rikthehet si kurr më parë, i fortë duke fituar titullin e kampionit evropian në versionin WKA, +95 kg dhe pastaj titullin e kampionit botërorë në versionin WKA, – 95 kg. Ai u rikthye në klubin “Steko Martial Arts Center” në Mynih në Nëntor të vitit 2006. Ai vazhdon të kishte bashkëpunim me Steko Team.

Besim Kabashi kishte pasion edhe fotografinë. Ai që nga viti 2000 mirret me fotogragi nën ujë. Pasioni i tij më i madh ishte të fotografoj peshkaqenët.

Rezultatet si amator :
1994 – “Semi Contact” – Kampion i Bavarisë në Full Contact
, Vdes kampioni botëror shqiptar Besim Kabashi (VIDEO)1998 – Kampion Evropian në kick-box (Low Kick) në versionin WKA
1999 – Nënkampion botërorë në Thai box në versionin WAKO
2002 – Kampion i Gjermanisë

Rezultatet si profesionist :
1997 – Kampion i Gjermanisë në versionin WKA në 79 kg
1998 – Kampion i Gjermanisë në versionin WKA në 83 kg
2001 – Kampion i Gjermanisë në versionin WIKA në 81 kg
2007 – Kampion i Evropës në versionin WKA në + 95 kg
2008 – Kampion i Evropës në versionin WKA në + 95 kg
2008 – Kampion Botërorë në versionin WKA në – 95 kg
2009 – Kampion Botërorë në versionin WKA në – 95 kg
2010 – Kampion Botëror në versionin WKA në +95 kg
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button