ZDF, Gjermani: Politikanët kosovarë kriminelë (VIDEO)

Jakup Krasniqi dhe delegacioni të cilit i ka prirë në vizitën në Bundestagun gjerman, janë ndier keq në një moment, kur në konferencën për media, një gazetar e ka pyetur homologun e tij, presidentin e Bundestagut, Norbert Lammert, një pyetje që i ka rënduar jo vetëm kosovarët, por edhe vetë nikoqirin. Portali Indeksonline ka nxjerr tekstin e ZDF-së, dhe pyetje përgjigjet në këtë konferencë.

Loading...

“A e keni problem të prisni politikanë, për të cilët Shërbimi i Fshehtë Gjerman thotë se janë kriminelë lufte. Pse i ftoni ju atëherë këta poitikanë”, ka pyetur një gazetar.

Norbert Lammert i është përgjigjur: Ne kemi në Kosovë një Parlament të lirë, të zgjedhur në mënyrë demokratike. Nëse kritika të tilla nga kushdo që shqiptohen, atëherë ky nuk është një objekt i marrëdhënieve midis dy parlamenteve.

Pyetja tjetër e gazetarit: ….Pse i ftoni atëherë ju kosovarët?

Norbert Lammert: Unë e kam ftuar presidentin e një vendi evropian, të cilin shtet e ka njohur Republika Federale e Gjermanisë, shumë më parë se që e kanë njohur shtete të tjera. Bëhet fjalë për një vend në të cilin zhvillohen zgjedhje të lira dhe njerëzit kanë mundësinë të përcaktojnë në mënyrë të lirë se prej kujt dëshirojnë të përfaqësohen. Dhe, meqenëse ne jemi të interesuar për realizimin e marrëdhënieve të tilla, është në interesin tonë që marrëdhëniet e tilla t’i vazhdojmë dhe të punojmë për to.

Gazetari: Gjermania është e përfshirë me EULEX-in në Kosovë, mirëpo në kohët e fundit ka pasur vrasje të dëshmitarëve në proceset për kriminelët e luftës së Kosovës. A besoni se Kosova është rrugës për një shtet juridik, apo atje sundon dhuna?

Norbert Lammert: Pikërisht pyejta e juaj e fundit tregon se sa e rëndësishme është që ne të zhvillojmë vizita e takime të tilla. Ne sigurisht kemi folur edhe sot për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian dhe mendojmë se është shumë e rëndësishme që partnerët tanë të bisedimeve të mund të diskutojnë në mënyrë kritike dhe të japin vlerësimet e tyre autentike se cfarë mendojnë për këto vërjetje të raportit.

Ndërsa gazetari pati pyetje edhe për Krasniqin.

Gazetari: A mendoni se Kosova sot është një shtet juridik?

Krasniqi: Kosova ka probleme me drejtësinë dhe sidomos ka probleme në pjesën veriore të saj, por sigurisht jo vetëm në pjesën veriore të saj. Kosova është në vitin e katërt të pavarësisë dhe nëse kemi parasysh kohën kur Kosova është bërë e pavarur, mund të themi se Kosova ka bërë hapa përpara më shumë se cdo vend tjetër i rajonit, apo më shumë. Besojmë se së shpejti Kosova do të bëhet një shtet ligjor dhe ligji do të sundojë në cdo pjesë të saj.

Televizioni gjerman ZDF ka raportuar se Presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert, ka pritur një delegacion nga Parlamenti i Kosovës, i përbërë edhe nga Xhavit Haliti. Sipas ZDF, në vitin 2004, BND dhe KFOR kanë akuzuar Halitin si të involvuar në prostitucion, kontrabandë me armë dhe drogë, si dhe për vrasje.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button