Aeroporti i Shkupit, kompania turke nuk aplikon gjuhën shqipe në portalin zyrtar

Informacionet dhe shkrimet në gjuhën shqipe mungojnë edhe në portalin zyrtar të Aeroportit të Shkupit, që menaxhohet nga kompania turke TAV.

Loading...

Faqja zyrtare e Aeroportit (http://skp.airports.com.mk/default.aspx?ItemID=408) vazhdojnë të jetë vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze.

Reagimi është paraqitur nga mërgimtarë shqiptarë, të cilët për agjencinë e lajmeve INA kanë theksuar se është e padrejtë që të mungojë versioni në gjuhën shqipe, ku ata do të informoheshin lidhur me itinerarin dhe të dhënat e fluturimeve.

“Është skandaloze kjo që po ndodh edhe nga turqit që kanë marrë në menaxhim dhe pronësi të përkohshme aeroportin e Shkupit, i cili mbi 60 për qind shfrytëzohet nga shqiptarët sidomos emigracioni. Mendojmë se duhet të bëhet me dije se megjithatë duhet të ketë version në gjuhën shqipe, për t’u informuar për nevojat e udhëtimit”, ka theksuar për INA, emigranti N. Rrustemi nga Zvicra, i cili shfrytëzon për udhëtime aeroportin e Shkupit.

Në Aeroportin e Shkupit mbizotërojnë edhe elemente të mbishkrimeve të përgjithshme dhe materialeve reklamuese në gjuhën maqedonase, duke u nisur nga mbishkrimi gjigand në hyrjen e portës së Aeroportit, që mban emrin e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë në alfabetin cirilik.

Emigrantët shqiptarë apelojnë që të përmirësohen këto probleme dhe të sigurohet sa më parë informacioni në gjuhën shqipe, duke nisur nga versioni në shqip i faqes zyrtare të Aeroportit.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button