AK: Shqipëria ta tërheqë përkohësisht ambasadorin nga Shkupi

Aleanca Kuq e Zi Maqedoni reagon ashpër ndaj skandalit me mungesën e flamurit shqiptar në takimet që realizoi Ministri i mbrojtjes Arben Imami gjatë qëndrimit në Maqedoni.

“Në rast se Maqedonia nuk kërkon falje zyrtare për këtë skandal, por edhe për skandalin me hendbollistët, AK kërkon nga Tirana zyrtare të shqyrtojë mundësinë për tërheqjen e përkohshme të ambasadorit shqiptar nga Shkupi, por edhe dëbimin e përkohshëm të ambasadorit maqedonas nga Tirana. Mungesa e flamurit shqiptar në një takim të zyrtarëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë, aq sa ofendon shtetin shqiptarë edhe më tepër ofendon shqiptarët e Maqedonisë”, thekson AK.

Loading...

Sipas saj, për këtë arsye është e patolerueshme heshtja e faktorit politik shqiptar në Maqedoni, posaçërisht atij në pushtet.

“Në qoftë se nuk ndërpritet sjellja injorante e shtetit maqedonas ndaj shqiptarëve, AK do të fillojë përgatitje për organizimin e protestave gjithpopullore në Shkup, Tetovë dhe qytetet tjera në Maqedoni ku jetojnë shqiptarët”, thuhet në reagimin e AK-së.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button