AK: Tadiç po provokon shqiptarët, Tirana të thyejë heshtjen

Aleanca Kuq e Zi e cilësoi një provokim ndaj shqiptarëve deklaratën e presidentit serb, Boris Tadiç, se Kosova është tokë e Serbisë.

Loading...

Sipas Aleancës Kuq e Zi, presidenti Tadiç po provokon 10 milionë shqiptarë, pasi Kosova është tokë shqiptare prej mijëra vjetësh.

Aleanca i bëri apel qeverisë shqiptare të thyejë heshjen dhe të mos lejojë që shovinizmat sllave të kalojnë në cënim të drejtash. “Qeveria shqiptare të mbrojë me Kushtetutë të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve.”- thekson aleanca.

Ndërkohë, përfaqësues të aleancës bënë të ditur se mbështesin protestat e shqiptarëve në Tuz të Malit të Zi, për të drejtat e tyre.

“Parlamenti Malazez të mos cënojë simbolet shqiptare. Ulqini e Tuzi janë bastione Kuq e Zi.”- nënvizohet në reagimin e aleancës.

Po në këtë reagim, Aleanca Kuq e Zi i referohet edhe heqjes se gjuhës shqipe nga aeroporti i Shkupit, duke kujtuar se 60% e udhëtarëve në këtë aeroport janë shqiptarë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button