Aksioni i 14 janarit, Vetëvendosja ‘zbarkon’ nesër në Tiranë

Lëvizja Vetevendosje organizon konferencë për media në Tiranë, ditën e mërkurë , datë 11 Janar 2012. Në këtë konferencë do të jenë pjesëmarrës: Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes; Visar Ymeri, drejtues i grupit parlamentar,
Shpend Ahmeti , nënkryetar dhe Aida Dërguti, nënkryetare e Lëvizje.

Loading...

Në ora 14.00, në të njëjtën sallë, Lëvizja Vetevendosje! do të
organizojë takimin: “Zhvillimi ekonomik përmes prodhimit vendor Kosovë-Shqipëri” me kompani prodhuese, institucione financiare dhe organizatat e biznesit në Tiranë. Qëllimi i këtij aktiviteti është prezantimi i situatës së re të reciprocitetit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe roli i kompanive prodhuese në Shqipëri.

Po ashtu në orën 17.00 në sallën e madhe të Kinemasë “Imperial” , në Qendrën Kristal (rr. Komuna e Parisit) Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon takimin me organizata, profesorë, gazetarë e studentë në lidhje me zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe aksionin e 14 Janarit 2012.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button