Bakojani “pajtohet” me Ramën, fotot në Athinë

Vizita e kreut të Partisë Socialiste në Greqi, përveç prezantimit të librit “Kurbani”, ka pasur dhe një agjendë të ngjeshur me takime publike por edhe “sekrete”, nëse mund të quhen kështu. I tillë ishte dhe takimi i zhvilluar më datë 29.01.2012 me ish-ministren e Jashtme të Greqisë, Dora Bakojani, takim i cili nuk është bërë publik nga zyra e shtypit e Partisë Socialiste. Por nga ana tjetër, as partia “Lëvizja Demokratike”, e cila drejtohet nga Bakojani, nuk ka preferuar të njoftojë zhvillimin e këtij takimi, çka e bën shumë të vështirë zbardhjen e bisedave që mund të jenë zhvilluar mes tyre. Ky takim, vjen vetëm pak muaj pas deklaratave të rënda të bëra nga ish-ministrja e Jashtme Bakojani ndaj Partisë Socialiste për akuzat e hedhura për firmosjen e marrëveshjes së kufijve detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por, duket se takimi i zhvilluar dy ditë më parë në Athinë ka “pajtuar” Ramën me Bakojanin.

PËRPLASJET
Ish-ministrja e Jashtme Greke, Dora Bakojani gjatë një interviste të dhënë në fillim të dhjetorit të 2011, e pyetur nga gazetarja e emisionit “Dosje të reja” shpreh në një farë mënyre keqardhje për prishjen e kësaj marrëveshje, e cila sipas saj kishte plotësuar të gjitha qëllimet e politikës së jashtme greke. “Duhet të them se kjo marrëveshje ishte ‘State of the art’. Kishim arritur të plotësojmë të gjitha qëllimet e politikës së jashtme greke, por njëkohësisht të bëjmë edhe një punë ndërmarrëse që ishte tërësisht e nevojshme për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Atëherë kishte kundërshti nga Partia Socialiste që doli me argumentin se i mori të gjitha Greqia dhe se nuk duhet të ishte nënshkruar me të tilla politika”, – ka deklaruar Bakojani.

Loading...

Nga ana tjetër, dhe Edi Rama e ka sulmuar këtë marrëveshje. Gjatë vitit 2009, ai e quajti të pavend dhe të padenjë këtë marrëveshje ku vendi ynë është trajtuar si jo i barabartë me fqinjin tonë.

FSHEHJA E TAKIMIT
Në njoftimin për shtyp në lidhje me takimin e Ramës në Athinë, zyra e shtypit e PS-së bën të ditur vetëm takimin e tij me Sekretarin e Përgjithshëm të PASOK-ut, Mihalis Karkimaqis, i cili ishte i pranishëm në takim e zhvilluar në kryeqytetin e Greqisë, por nuk thuhet asnjë fjalë në lidhje me takimin që Edi Rama ka pasur me Kryetaren e Partisë “Lëvizja Demokratike” Dora Bakojani.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button