Capussela: Thaçi dhe ndërkombëtarët po e çojnë Kosovën drejt fundosjes

, Capussela: Thaçi dhe ndërkombëtarët po e çojnë Kosovën drejt fundosjes

Thaçi, Feith-i, Delli-i, “Bechetel-Anka” po e çojnë Kosovën drejt fundosjes (ruin), një ish-zyrtar i lartë i Zyrës Civile Ndërkombëtare, drejtor i njësisë për çështjet ekonomike dhe fiskale, PhD Andrea Lorenzo Capussela, denoncon ndërkombëtarisht nivelin shumë të lartë të korrupsionit në Kosovë, ku janë implikuar qeveritarë, që nga kryeministri Hashim Thaçi, deri mbikëqërësit ndërkombëtarë, që i kanë lënë dorë të lirë Prishtinës për të bërë rrushë e kumbulla 1 miliard euro, ose 25 për qind të PPB-së së Kosovës për vitin 2010. Capussela zbulon në një shkrim në portalin “Transistions on-line” sekrete të mëdha për mënyrën e zhvillimit të tenderit si dhe mbylljen e syve nga ana e ndërkombëtarëve, që duhej të hetonin rastin e “Autostradës Patriotike” që do të lidhet me “Autostradën e Kombit” në Shqipëri. “Mbikëqyrësi i Kosovës – Zyra Civile Ndërkombëtare (ZCN), e kryesuar nga Pieter Feith, i cili në kohën e tenderit ishte edhe Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë – ka plotfuqi të gjera që përfshijnë çështjet ekonomike dhe fiskale. Paralelisht BE-ja ka dërguar në Kosovë një mision të sundimit të ligjit, EULEX,-in i cili gjithashtu ka kompetenca ekzekutive për të luftuar korrupsionin që ka arritur nivele të larta. FMN-ja, Komisioni Evropian, dhe Banka Botërore kishin shqetësime serioze lidhur me autostradën dhe ia shtruan qeverisë. Si drejtor i njësisë ekonomike i ZCN-së, ia shpreha këto shqetësime dhe i diskutova disa herë me dhe ministrin e financave dhe ekonomisë së Kosovës. Kur u bë e qartë se qeveria është po u kushtonte pak vëmendje këtyre kritikave, i kërkova Feith-it të mbante qëndrim të fortë ndaj kryeministrit.

Ka pasur arsye të bazuar për të kontrolluar, të paktën, nëse qeveria po negocionte në interes të shtetasve të saj. Feith-i nuk ndërhyri. Në një intervistë në korrik me gazetën kryesore të Kosovës, ai tha se nuk kishte qenë në dijeni të problemeve që lidhen me kontratën e autostradës, edhe pse shënimi im mbi kontratën mban komentet e tij të shkruara me dorë. I pyetur “Pse jo?”, ai u përgjigj: “Pyesni Amerikën” pa shpjeguar se kë – Uashingtonin, ambasadën, “Bechtel-in”, apo të tjerët – ose e mbajtën në errësirë ose e bindën të mos ndërhynte, ndërsa Qeveria e Kosovës ishte gati të shpenzonte shuma kolosale parash në një autostradë të panevojshme dhe të tenderuar për t’ia dhënë “Bechtel-it” në një mënyrë kontroversiale.Menjëherë pasi u nënshkrua kontrata i shpreha EULEX-it dyshimet e mia, për shkak se korrupsioni do të dukej shpjegim bindës për disa të aspekte të çuditshme. Por nuk ka asnjë shenjë që çështja është hetuar”.
Më poshtë jepet teksti i plotë i artikullit.

Rruga drejt rrënimit


Një autostradë e panevojshme në Kosovë mund të falimentojë shtetin më të varfër të Evropës.


Nga PhD Andrea Lorenzo Capussela*, 13 janar 2012
Kosova po ndërton një autostradë me katër korsi që do të shtrihet rreth 105 kilometra nga jugu i kryeqytetit, Prishtinës, drejt kufirit me Shqipërinë, ku do të bashkohet me një autostradë të sapondërtuar drejt Tiranës dhe portit të Adriatikut, Durrës. Projekti është vlerësuar të kushtojë më shumë se 1 miliard euro, ose 25 për qind e PBB-së së vitit 2010 të Kosovës.

Është shkruar shumë për këtë autostradë të panevojshme dhe të papërballueshme, e cila nxjerr në pah dobësitë themelore në qeverisjen e Kosovës dhe mbikëqyrjen ndërkombëtare.

Nuk ka asnjë arsyetim të qartë ekonomik për këtë projekt, të quajtur “Rruga e kombit”. Tregtia mes Kosovës dhe Shqipërisë është minimale: spas entit të statistikave të Kosovës, në pesë vitet e fundit më pak se 3 për qind e importeve të Kosovës kanë ardhur nga Shqipëria, dhe rreth 12 për qind e eksporteve të saj (më pak) u dërguan atje. Gjithahstu nuk është rrugë transporti e favorshme: vetëm rreth 5 për qind e importeve të mbërrijnë në Kosovë nëpërmjet Shqipërisë, dhe fluksi total I trafikut ndjek një model të ngjashëm. Lidhja drejt Durrësit ka për qëllim të tërheqë tregtinë që tani rrjedh nëpër portin grek të Selanikut, por porti shqiptar është shumë më i vogël dhe të prirur për t’u bërë i cekët nga depozitimet detare.
Integrimi ekonomik midis dy shteteve etnikisht të njëjta, Shqipërisë dhe Kosovs me siguri do të rritet. Por që integrimi do të mund të rritej nga përmirësimet në rrugën ekzistuese me dy korsi, me një pjesë të kostos. Nuk është për t’u habitur që investitorë privatë kanë qëndruar larg.

Qeveria iu përvesh ndërtimit të autostradës pa e planifikuar, pa studim fizibiliteti, ose pa përvijuar financimin. Arsyeja e vetme për ndërtimin e qëndron në emrin e saj: është akt patriotizmi.

Ja dhe një diçka e papranueshme: programi që Kosova ra dakord me FMN-në në qershor të vitit 2010 ishte efektivisht një përpjekje për të shpëtuar buxhetin e Kosovës nga pesha e këtij shpenzimi të madh. Përpjekja dështoi, dhe fati i buxhetit mbetet i pasigurt.

Me vendimin për të ndërtuar këtë rrugë, qeveria rrezikon një krizë fiskale. I duhej të shkurtonte shpenzime të tjera shumë të nevojshme dhe më produktive se shpenzimet kapitale – në sistemin e dështuar arsimor, për shembull. Projekti po absorbon gjithashtu paratë që do të duhej të kanalizoheshin në sektorin privat në vend të stimulimit të rritjes së qëndrueshme.

Për të theksuar rëndësinë e gjithë kësaj, kujtojmë se në Kosovë është papunësia 45 për qind, 75 për qind mes të rinjve, dhe se 45 për qind e njerëzve jetojnë në varfëri, 13 për qind në varfëri të skajshme – ata nuk mund të përballojnë blerjen e ushqimeve të mjaftueshme dhe të shëndetshme.

Gjithashtu ky projekt u zbatua keq, duke filluar me një proces prokurimi me të meta serioze, në të cilin ofertat nuk mund të krahasohen sipas kritereve objektive. Operatori i renditur i dyti, “Strabag” nga Austria, ofroi një çmim fiks prej 1,3 miliard euro për të gjithë autostradën (rreth 140 kilometra, nga kufiri me Serbinë në kufi me Shqipërinë), ndërsa operatori fitues – një konsorcium i formuar nga korporata amerikane “Bechtel” dhe një kompani evogël turke, “Enka” – ofroi një çmim variabël për segmentin drejtimin nga Prishtina në kufirin shqiptar.

Përveç kësaj, kontrata e ndërtimit u negociua pasi u zgjodh ofertuesi fitues, kur fuqia negociuese e qeverisë ishte e ulët. Në të vërtetë, gjatë bisedimeve çmimi i parashikuar u rrit me më shumë se 60 për qind, nga rreth 400 milionë deri në 659 milionë euro, dhe kontrata e propozuar nga “Bechtel-Enka” përmban shumë dispozita penalizuar ndaj qeverisë dhe që nuk ishin parashikuar në rregullat e tenderit, sipas një analize nga gazeta “Prishtinë Insight”.

Në fakt, këshilltari për transaksionin i ftuar nga qeveria, “Eversheds”, firmë ligjore britanike, e konsideroi kontratën me Bechtel-Enka-n “jo në përputhje” me rregullat e tenderit, të njëanshme, “tejet të rrezikshme”, dhe “asgjë më shumë se një vlerësim jo të detyrueshëm”.

Këshillimi i firmës, që, sikurse njoftohet, kushtoi 1.7 milion euro, u injorua dhe në prill të vitit 2010 u nënshkrua marrëveshja.

Por, gjatë negociatave për ndihmë, Prishtina duhej t’i tregonte kontratën FMN-së dhe Bankës Botërore. Dhe dy muaj vetëm pasi u njoftua një çmim prej 659 milionë euro, qeveria pranoi një vlerësim të Bankës Botërore për koston totale të autostradës të paktën deri 1 miliard euro – pak mbi çmimin per një kilometër të ofertës së “Strabag-ut”, duke pasur parasysh dhe rritje të kostos pas rishikimeve në projekt, shpenzime shtesë, ose penalizime. Në fakt, disa javë pas nënshkrimit të kontratës, qeveria pranoi në një memorandum drejtuar FMN-se “kontrata e autostradës nuk mund të mbronte në mënyrë adekuate buxhetin nga tejkalimet e kostove, ndërkohë që vonesat në ndërtim do të shkaktonin penalizime jo të vogla dhe rritje të kostos”.
Me një kontratë të tillë, çmimi përfundimtar efektivisht varet nga gjykimi i “Bechtel-Enka-s” , për, për shembull, sa zhavorr, asphalt apo çimento të duhen, ose se sa i vështirë do të jetë terrenit. Për këtë arsye, kontrata parashikon se qeveria mund të mbikëqyrë nga afër punimet e ndërtimit, për të kontrolluar, për shembull, sa çimento duhet, sa është përdorur në të vërtetë, me çfarë cilësie dhe me çfarë kostoje. Megjithatë, ndërsa puna ka filluar në prill 2010, vetëm në gusht 2011 qeveria pajtuar një kompani për supervizim. Ndërkohë, shtypi i Kosovës ka raportuar se qeveria mund të ketë qenë e zhytur thellë në çimento.
Kështu se lart do të shkojët çmimi është çështje e spekulimi dhe precedentët nuk janë inkurajues.
“Bechtel-Enka” gjithashtu ka ndërtuar një pjesë të segmentit shqiptar të autostradës, sipas një kontrate të ngjashme me çmim të hapur. Vlerësimi fillestar ishte 418 milionë euro, çmimi përfundimtar, afërsisht 1 miliard. Ashtu si Kosova, Shqipëria nuk bëri asnjë studim fizibiliteti në autostradë dhe ka vështirësi në shlyerjen e kostos së saj. Tirana kohët e fundit deklaroi se nuk ka kapacitet për të mirëmbajtur rrugën.
Në Rumani, “Bechtel-i” fitoi në vitin 2004 kontratën për një autostradë me gjatësi 415 kilometra, këtë herë pa tender publik. Që nga gushti, 54 kilometra u ndërtuan me një kosto prej 1.3 miliard euro, gati 60 për qind të krejt buxhetit për projektin. Qeverisë iu deshën vite për të rinegociuar kontratën dhe përfundimisht të shkurtonte humbjet e saj. Në një marrëveshje të rishikuar, “Bechtel-i” do të ndërtojë edhe 60 kilometra dhe do të paguhet me 3.8 miliardë euro gjithsej. Pjesa tjetër e autostradës do të tenderohet përsëri.
Ndryshe nga Shqipëria dhe Rumania, megjithatë, Kosova është nën mbikëqyrje ndërkombëtare.
Mbikëqyrësi i saj – Zyra Civile Ndërkombëtare (ZCN), e kryesuar nga Pieter Feith, i cili në kohën e tenderit ishte edhe Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë – ka plotfuqi të gjera që përfshijnë çështjet ekonomike dhe fiskale. Paralelisht BE-ja ka dërguar në Kosovë një mision të sundimit të ligjit, EULEX,-in i cili gjithashtu ka kompetenca ekzekutive për të luftuar korrupsionin që ka arritur nivele të larta.

FMN-ja, Komisioni Evropian, dhe Banka Botërore kishin shqetësime serioze lidhur me autostradën dhe ia shtruan qeverisë. Si drejtor i njësisë ekonomike i ZCN-së, ia shpreha këto shqetësime dhe i diskutova disa herë me dhe ministrin e financave dhe ekonomisë së Kosovës. Kur u bë e qartë se qeveria është po u kushtonte pak vëmendje këtyre kritikave, i kërkova Feith-it të mbante qëndrim të fortë ndaj kryeministrit.
Ka pasur arsye të bazuar për të kontrolluar, të paktën, nëse qeveria po negocionte në interes të shtetasve të saj.

Feith-i nuk ndërhyri. Në një intervistë në korrik me gazetën kryesore të Kosovës, ai tha se nuk kishte qenë në dijeni të problemeve që lidhen me kontratën e autostradës, edhe pse shënimi im mbi kontratën mban komentet e tij të shkruara me dorë. I pyetur “Pse jo?”, ai u përgjigj: “Pyesni Amerikën” pa shpjeguar se kë – Uashingtonin, ambasadën, “Bechtel-in”, apo të tjerët – ose e mbajtën në errësirë ose e bindën të mos ndërhynte, ndërsa Qeveria e Kosovës ishte gati të shpenzonte shuma kolosale parash në një autostradë të panevojshme dhe të tenderuar për t’ia dhënë “Bechtel-it” në një mënyrë kontroversiale.
Menjëherë pasi u nënshkrua kontrata i shpreha EULEX-it dyshimet e mia, për shkak se korrupsioni do të dukej shpjegim bindës për disa të aspekte të çuditshme. Por nuk ka asnjë shenjë që çështja është hetuar.
Ajo që ka rëndësi, në fund, është se ndoshta shteti më i varfër i Evropës ka humbur qindra milionë euro dhe rrezikon krizë fiskale. Dhe se askush nuk ishte në gjendje të mbronte interesat e shtetasve të vetë – as opozita, as mediat kryesore, që reagojnë dobët dhe shumë vonë, madje as mbikëqyrësit ndërkombëtar të këtij vendi, prania e të cilëve është justifikuar pikërisht nga dobësia e masave të tjera mbrojtëse.
Qeverisë iu la e dorë lirë të bënte një gabim të madh egoist, pa u frikësuar nga ndëshkimi ligjor, social, apo politik. Mbikëqyrja ndërkombëtare e Kosovës nuk mund të ketë qenë zgjidhja më e mirë për problemet që kishte për qëllim të zgjidhte, por në qoftë se nuk mund të përmirësohet, duhet të ndërpritet: një mbykëqyrës i heshtur, i paefektshëm vetëm sa dëmton Kosovën.

*PhD Andrea Lorenzo Capussela, deri në mars 2011, ka qenë drejtor i njësisë së çështjeve ekonomike dhe fiskale të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë.

Përgatiti: Idriz Tafa
Burimi: http://www.tol.org/client/article/22939-albania-kosovo-highway.html

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button