Çfarë dinë Naftëtari Mediu dhe Ekonomisti Ruli për kufirin detar me Greqinë?

Nga Idriz Tafa
Fatmir Mediu i ka kryer studimet në fakultetin Gjeologji-Miniera, dega e inxhinierisë së nxjerrjes së naftës. Në vitet 1990-1991 inxhinier në ndërmarrjen e nxjerrjes së naftës, Patos, para se t’i bënte puçin të ndjerit Sabri Godo, duke e detyruar me disa banditë të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Republikane). Pikërisht Naftëtari, kur ishte ministër i Mbrojtjes, një vit para katrahurës së Gërdecit, kishte biseduar me … ushtarakët grekë për punë nafte në zonën Himarë-Sarandë, duke i kërkuar ministrit të atëhershëem të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Genc Ruli të mos i jepte koncension një kompanie britanike për kërkim nafte dhe gazi, pasi do të ndryshohej kufiri detar. Ky fakt aktualizohet në kuadrin e tenderit të të ditëve të fundit të Athinës për nxjerrje nafte dhe gazi në afërsi të Sarandës.

Loading...

Nuk është e vërtetë se grekët vetëm në vitin 1984 mësuan për ekzistencë nafte dhe gazi në Korfuz. Në vitet 1950-1960 gjeologët sovjetikë kanë bërë sondazhe në det për naftë e gaz që nga Bisht-Palla e Durrësit deri në Sarandë. Dhe kanë gjetur naftë e gaz. Kanë hapur puse prove me specialistët shqiptarë. Ne vitin 1959 një grup sovjetik ka dorëzuar në arkivin e Institutit të Naftës dhe Gazit, atëherë në Vlorë, studimin për gjetjen e naftës në det në zonën Himarë-Kepi i Stillos (G.I. Shushkov dhe I.P.Tkaçev në vitin 1959 kanë rilevuar në rajonin e Himares dhe e kanë përshkruar në studimin “Geologiçeskoje stroenjie i perspektivi neftegaznosnosti Himarskoj plloshçadi” – Ndërtimi gjeologjik dhe perspektivat e naftë-gazmbajtjes së platformës së Himarës -,Vlorë 1960). Lexoni librin e akademikut Teki Biçoku (1926-2009) “Historia e kërkimeve gjeologjike në Shqipëri”.

Shihet se grekët i kanë ditur me kohë këto fakte, prandaj më 6 maj 1971 vendosën marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë dhe Kolonelet e Zinj mohuan ekzistencën e “Vorio-Epirit”. Bënë prova me Enver Hoxhën dhe pastaj me Ramiz Alinë për të përcaktuar kufirin detar, por nuk u eci.

Në vitet 1993-2006 grekët bënë prova me Sali Berishën, Fatos Nanon, Ilir Metën dhe prapë me Sali Berishën. Ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Genc Ruli ka sqaruar publikisht, më 4 shtator 2006, se “në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes (Fatmir Mediun) është zgjidhur problemi i kufirit detar jugor të bllokut Joni-5, ngritur nga pala greke… Joni 5 është blloku detar më jugor dhe fillon në vijën horizontale që kalon në majën e gadishullit të Karaburunit dhe vazhdon deri në pikën më jugore të Shqipërisë, duke përfshirë pjesën detare nën këtë vijë horizontale në kufi me Greqinë dhe Italinë”. Pastaj Berisha, pasi modifikoi zonen e kerkimit për britanikët, nxorri VKM-në përe kompanië britanike. Të gjitha këto i gjeni me një kërkim në Google.

Tradhti kombëtare apo korrupsion, u takon Berihsës, Mrediut, Rulit të sqarojnë këtë problem, kurse Prokuroria le të bëjë hetimet përkatëse nëse ka dhe shkelje kushtetuese.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button