Dëshmi për Shkupin shqiptar

Kështu quhet botimi i ri i historianit, Skënder Hasani, ku shtjellohet detajisht dokumenti italian për përbërjen etnike të Shkupit gjatë vitit 1912 dhe atij 1941, i cili dëshmon dominimin e shqiptarëve në Shkup.

Loading...

Sipas Hasanit, ky dokument i hedh poshtë të gjitha pretendimet se shqiptarët janë pakicë në Shkup.

“Ky dokument i hedh poshtë ato qarqe politike që i sajuan regjistrimet që tregonin se shqiptarët janë pakicë në këtë qytet. Udhërrëfyesit e ndryshëm të mesjetës japin dëshmi se Evlija Çelebija i shekullit të XVII’të ka cekur se në Shkup flitet gjuha shqipe, e jo, siç pretendon enciklopedia maqedonase, se ata kanë ardhur në qytet pas luftërave turke”, pohon Hasani.

“Shtëpia Botuese ‘Shkupi’ do të tentojë që të thellojë bashkëpunimin me Shoqatën e Historianëve Shqiptarë. Gjatë këtij viti do të përpiqemi të japim kontributin tonë maksimal në botimin e veprave që do të synojnë shpalosjen e të kaluarës shqiptare në Shkup”, theksoi Azam Dauti, nga SHBSH. Shoqata e Historianëve Shqiptarë ka promovuar edhe filmin e shkurtër “Monumentet Historike në Shkup”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button