Dhunimi i varreve në Korçë, Apeli: 1 vit burg kryetarit të OMONIA

Kryetari i organizatës minoritare greke OMONIA, Naum Disho është shpallur rishtas fajtor për skandalin e dhunimit të varreve në fshatin Boboshticë të Korçës.

Loading...

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Korcës, që e dënoi në qershor të vitit 2011, me 1 vit burg kreun e OMONIA-s Naum Disho.

Dy punëtorët Luan Zaçe dhe Alqi Koroveshi, që vunë në jetë synimin e Disho-s duke punuar për ndërtimin e memorialit për ushtarët grekë u dënuan me liri me kusht.

Skandali i varreve në Boboshticë doli në pah në tetor të vitit 2010, kur dega e OMONIA-s në Korçë nisi të ndërtojë një memorial në nderim të ushtarëve grekë të vrarë sipas OMONIA-s gjatë Luftës së dytë Botërore në këtë zonë.

OMONIA e arsyetoi ndërtimin e memorialit me faktin se dy ushtarët grekë ishin varrosur në fshatin Boboshticë.

Banorët e fshatit u ngritën menjëherë pas kësaj nisme, duke denoncuar skandalin që dhunonte varret e të parëve të tyre në këtë fshat.

Tashmë kreut të OMONIA-s, Naum Disho-s i mbetet ta apelojë vendimin e Gjykatës së Apelit në Gjykatën e Lartë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button