Ekskluzive- Rruga e Këlcyrës merr emrin Janullatos, bashkia mban sekret vendimin

Bashkia e Këlcyrës i ka vendosur rrugës kryesore, emrin e Anastas Janullatosit. Ky njoftim është bërë i ditur për Zgjohu Shqiptar !!!, nga njëri prej intelektualëve më të shquar të qytetit të Përmetit, Kastriot Bezadi, i cili shtoi gjithashtu, se lajmi po mbahet tepër sekret brenda zyrave të bashkisë. “Përveç faktit se bashkia i ka caktuar rrugës së Këlcyrës emrin e kryepiskopit grek, Anastas Janullatos, kjo punë po mbahet e fshehtë për opinionin publik”, është shprehur ai. Për këtë arsye, Kastriot Bezadi, njëri ndër qytetarët më të njohur të Përmetit, i nxitur nga shpirti i tij patriotik ka bërë hulumtime brenda dokumentacionit të bashkisë, ku ky lajm i ka rezultuar plotësisht i vërtetë. Përveç kësaj, Bezadi, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i shoqatës “Përmeti”, ka shprehur një protestë të hapur më datën 12 nëntor, gjatë një seminari, ku ai ka demaskuar fshehtësinë e këtij organizimi, duke thënë se “Në tabela, emrat e rrugëve duhen vendosur nga pjesa e dëshmorëve e patriotëve të zonës dhe jo nga emrat e të huajve”. Por duket se zëri i Bezadit nuk është dëgjuar aq sa duhet sepse plani i bashkisë për mundësinë e ndërrimit të emrit ende nuk ka ndryshuar. Kjo i ka shqetësuar së tepërmi qytetarët e Këlcyrës dhe Përmetit, të cilët kërkojnë transparencë të plotë për këtë problem. Disa prej tyre kanë kërkuar që t’u thuhet e vërteta. “Nuk e kuptojmë se përse bashkia e mban ende të fshehtë këtë problem, kur Kastriot Bezadi e ka denoncuar skandalin qysh në 12 nëntor të vitit të kaluar”, janë shprehur disa prej tyre për Zgjohu Shqiptar !!!. Nga ana e tij, në iniciativën e marrë për të ndryshuar emrin e rrugës së Këlcyrës Bezadi ka gjetur mbështetjen edhe të një grupi intelektualësh nga Tirana,të cilët së shpejti do t’i dërgojnë nëj letër kryebashkiakut të Këlcyrës për të publikuar të vërtetën. “Unë e kam parë me sytë e mi shkresën përkatëse, e cila pagëzon rrugën e Këlcyrës me emrin e Janullatosit”, shprehet Bezadi, duke nënvizuar se së shpejti ai do të japë një intervistë të hollësishme për Zgjohu Shqiptar !!!, në lidhje me këtë problem. “Ne kemi plot heronj, dëshmorë e patriotë të spikatur të cilëve mund t’i vëmë emrat në rrugët e zonave e tona dhe nuk kemi nevojë të imporrtojmë emra të huaj nga jashtë”, shprehet Bejzade. Duket se kontradikta për emrin e rrugës së Këlcyrës, së shpejti do të kthehet në një betejë midis drejtuesve bashkiakë dhe intelektualëve të qytetit të Përmetit. Dhe kjo do të jetë ngjarja e dytë e rëndë në këtë qytet, pas transformimit të Pallatit të Kulturës së qytetit në një kishë. Për këtë ngjarje, procesi vazhdon odisenë nëpër gjykata, por duket se ende nuk ka gjetur zgjidhjen përfundimtare. Sidoqoftë, në lidhje me emrin e rrugës së Këlcyrës, ende nuk është publikuar dhe as nuk është vendosur tabela e specifikuar, por Bezadi thotë se ky ngurrim i bashkisë ndodh për shkak të rezistencës së qytetarëve. “Së shpejti do të denoncoj të gjitha mashtrimet e zyrtarëve vendorë që bashkëpunojnë me qarqet e fshehta për të realizuar manipulimin e emërtimit të rrugëve tona”, është shprehur Bezadi.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button