Finalistja e Miss New York: Krenare që jam shqiptare

Flet posacërisht për gazetën Tema, Nereida Isufi, finaliste e Miss New York 2012

Mësuam se jeni kualifikuar në finalet e konkurrsit Miss New York 2012 te organizuar nga Trump Organization ne date 14 dhe 15 janar dhe keni marrë çmimin “People Choice Award”. Sa e vlerësuar jeni ndjerë nga ky çmim?

Loading...

Te qenurit finaliste ne Miss New York dhe marrja e çmimit ” People Choice Award”, eshte nje vleresim shume i veçante per mua. Kishte shume konkurente te tjera qe ishin shume te kualifikuara dhe ndjehem shume krenare qe arrita ta merrja kete çmim, pasi ishte hera e pare qe merrja pjese ne nje konkurs bukurie kaq prestigjioz. Natyrishit qe kurora e Miss-it ishte synimi im, mirepo duke mare parasysh kokurrencen me te cilen perballesha, jam shume e kenaqur me arritjen time.

Sa i rëndësishëm është ky Konkurrs në SHBA?

Miss New York eshte shume i rendesishem ne SHBA. Kete vit u organizua nga Donald Trump, i cili organizon Miss USA dhe Miss Universin . Fituesja qe u zgjodh ne Miss New York do te prezantoje shtetin e saj ne Miss USA qe do te zhvillohet per disa muaj. Eshte nje konkurrs bukurie me reputacion dhe ka shume rendesi ketu ne SHBA.

A ishte ky një hob i juaj apo një synim për t’u përfshirë në botën e spektaklit apo diku tjetër?

Konkurrset e bukurise kane qene dhe jane te rendesishme per mua dhe duke mare pjese ne nje konkurs te tille, arrita te realizoja nje enderr timen qe e kam pasur e vogel. Duke marre pjese ne kete konkurs te tille, shume mundesi per te mare pjese ne boten e spektaklit jane hapur dhe do te eksploroj disa prej tyre. E ardhmjes si dihet, mirepo jam e sigurte qe shume projekte te bukura me presin .

Si e kanë pritur miqtë tuaj këtë?

Miqte e mi me kane mbeshtetur shume kur e kane marre vesh per pjesmarrjen time ne Miss New York. Me kane inkurajuar dhe jane munduar te me ndihmojne me çdo gje qe me eshte dashur. Disa prej tyre biles kane qene afer meje drejt çdo hapi qe kam marre duke ardhur ne te dyja neten e konkursit per te me suportuar me publikun. Ndihem shume e lumtur qe kam shoqeri kaq suportuese prane meje dhe qe me jane gjendur prane gjithmone.

Po familja?

Familja ime gjithmone me ka inkurajuar qe te ndjek enderrat dhe aspiratat qe kam per jeten time dhe jane gezuar shume kur kane marre vesh per pjesmarrjen time ne kete spektakel. Motra ime eshte njeriu qe me gjendet prane per çdo vendim qe une marr per te ardhmen time dhe me mbeshtet me çdo gje . Ajo me influencon qe te arrij suksesin qe meritoj dhe me inspiron jashte mase. Eshte gjysma ime qe me ben te ndihem e plote. E falenderoj familjen per arritjet e mia ne jete, pasi pa te s’do te arrija shume gjera ne jete.

A keni ende njerëz në Tiranë dhe a ke komunikuar pas këtij konkursi?

Ne Tirane une kam pothuajse te tere kushurinjte e mi, perveçse familjes time imediate. Me kane uruar nepermjet telefonit ose internetit per pjesmarrjen dhe arritjen ne finale ne konkurs.

Cilat janë impresionet e tyre?

Thjesht ndjehen krenar per mua, pasi gjithmone e kane ditur qe e ardhmja ime do te ishte e sukseshme.

Cilat jane planet e tua ne te ardhmen?

Planet e mia per te ardhmen jane te shumta, mirepo ne çdo drejtim qe une do te vendos dhe do te marr, e di qe do te arrij ate çka une do te kem synim. Meqenese jam diplomuar vitin e kaluar, dua t’i fokusohem karrieres time ne boten e spektaklit, pasi shume mundesi me jane dhene dhe dua t’i eksploroj dhe te gjej diçka qe te me pershtatet dhe t’i dedikohem. E ardhmja ime eshte akoma duke u ndertuar dhe kam besim se do te jete e sukseshme ne çdo drejtim qe do te marri.

A e mendon të kthesh në Shqipëri, nëse ke ndonëj projekt interesant?

Ideja e te kthyerit ne Shqiperi per te bere projekte interesante gjithmone eshte diçka qe me ka pelqyer. Ata qe me njohin e dine qe jam teper atdhetare dhe Shqiperia eshte gjithmone me mua. Ne qofte se projekti i duhur me jepet si mundesi, do te jete diçka shume e rendesishme per mua .

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button