Gjykata e dënoi me burg, policia nuk e arreston, kreu i OMONIA-s bën politikë

Një dite pas dënimit me 1 vit burg dhe kur policia ende nuk ka ekzekutuar arrestimin, Nuam Disho kreu i OMONIA-s për qarkun e Korçës deklaron se do ti drejtohet Gjykatës se Lartë me rekurs.
Zyrtari i OMONIA, ka përsëritur për mediat se vendimi i Apelit është tërësisht politik. Ndërkohë vendimi i dhënë dje nga gjykata e Apelit, ka marrë tashmë formë të prerë dhe nuk zbatohet nga policia. Nga zyra e tij ku ka shkuar edhe sot, Naum Disho shprehu besimin e tij ne qëndrimin e Gjykatës se Larte.
Shoqatat OMONIA ne Korçe, Partia Bashkimi për te Drejtat e Njeriut dhe komuniteti vlleh e cilësuan te padrejte vendimin e gjykatës ndaj Naum Dishos për akuzën e dhunimit të varreve.
Kreu i OMONIA-s për rrethin e Korçës, Ligoraq Karamelo deklaroi se dënimi është i nxitur nga ithtarë nacionaliste te veshur me pushtet. Përfaqësuesit e minoritetit grek paralajmëruan se do te dalin ne protesta për shkeljet ndaj tyre. Gjykata e Apelit la ne fuqi vendimin e Shkalles se Pare për dënimin me 1 vit burg te Naum Dishos për dhunim te varreve te Boboshtices.
Disa varre shqiptare, sipas denoncimit te banoreve te zones, u dhunuan e u demtuan nga OMonia dhe njerëz te paguar prej saj ne te ashtuquajturat punime per ngritjen e memorialëve ne nderim te ushtareve greke te rene ne luften italo-greke.
Policia e Korçës ende nuk ka kryer arrestimin e tij. Sipas eksperteve, Gjykata duhet te zbardhe vendimin e formës se prere, i cili duhet ti dorëzohet Prokurorisë. Me nxjerrjen e urdhrit te ekzekutimit nga Prokuroria, policia brenda 5 ditësh duhet te beje arrestimin.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button