Greqia shpall tenderin për kërkime nafte e gazi në Shqipëri (Ftesa e plote e tenderit)

, Greqia shpall tenderin për kërkime nafte e gazi në Shqipëri (Ftesa e plote e tenderit)

Ndërsa në Shqipëri ende nuk reshtin polemikat lidhur me kufirin detar shqiptaro-grek, në Athinë, Ministria greke e Energjisë, Mjedisit dhe Ndryshimit të Klimës, shpalli sot zyrtarisht ftesën për ofertë për të gjitha shoqëritë e huaja që duan të bëjnë kërkime për lëndë djegëse si naftë bruto apo gaz natyror në tre pika kërkimore, mes tyre ajo pranë kufirit detar me Shqipërinë.

Në një komunikim zyrtar, Ministria greke e Energjisë, Mjedisit dhe Ndryshimit të Klimës tha se jepte gjashtë muaj afat deri në korrik 2012 për të ofruar nga shoqëritë e huaja, dokumentacionin e aplikimit për të filluar kërkime për hidrokarbure në Janinë, zona në kufi me Shqipërinë, Gjiri i Patrës dhe Katakolon.
Konkursi do të zhvillohet më datë 2 korrik 2012. Ministria tha se kjo periudhë gjashtë mujore është e mjaftueshme që shoqëritë ndërkombëtare të përgatisin ofertat e tyre.

Në linkun e këtushëm ju mund të shkarkoni të plotë ftesën për tender që shpalli Ministria greke e Energjisë, Mjedisit dhe Ndryshimit të Klimës.

, Greqia shpall tenderin për kërkime nafte e gazi në Shqipëri (Ftesa e plote e tenderit)

Ministria greke tha se tenderi do të bëhet nëpërmjet procedure të hapur (Open Door) dhe zyrtarisht pohoi se bëhet fjalë për rezerva hidrokarburesh të vlerësuara prej jo më pak se 250 milionë fuçi që gjendet në kufirin me Shqipërinë (pranë Janinës), Gjirin e Patrës dhe Katakolon.

Ministri i Energjisë, Mjedisit dhe Ndryshimit të Klimës, Jorgos Papakonstandinu bëri këtë deklaratë për mediat: “Zvogëlimi i varësisë energjetike të vendit dhe siguria e furnizimit me energji të imponojnë një politikë energjetike që fuqimisht nxit zhvillimin e burimeve të energjisë në vend. Duke marrë parasysh drejtimin e zhvillimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, përpjekjet që bën Qeveria greke për shfrytëzimin e depozitave hidrokarbure janë një pjesë integrale e strategjisë shtetërore. Me thirrjen e sotme për tender, është bërë një tjetër hap i rëndësishëm në këtë drejtim”.

Lidhur me këtë tender ndërkombëtar, foli edhe zëvendësministri i Energjisë, Mjedisit dhe Ndryshimit të Klimës, Janis Maniatis. Ai tha: “Ne po fillojmë raundin e parë me tre koncesionet në Janinë, Gjirin e Patrës dhe Katakolon, ashtu siç kemi njoftuar. Së bashku me ftesën për tender, në vazhdim e sipër gjenden studimet sizmike në detin Jon në jug  të Kretës. Pas themelimit të Agjencisë së Kërkimit të Hidrokarbureve, gushtin e kaluar, ne kemi arritur në këto vetëm katër muaj  të plotësojmë boshllëkun dhe një ngecje pesëmbëdhjetë-vjeçare në fushën e kërkimeve për hidrokarbure. Ne jemi të sigurt se kjo shpallje për tender do të tërheqë interesin e kompanive të mëdha në tregun ndërkombëtar të naftës. Me transparencën, efikasitetin, shpejtësinë, dhe respektin për mjedisin do të shfrytëzojnë të gjitha burimet natyrore të vendit”.

Në Shqipëri, gjyqësori e hodhi poshtë marrëveshjen e përcaktimit të kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë, marrëveshje e përgatitur nga ministritë e Jashtme dhe qeveritë e dy vendeve, miratuar në Parlament dhe rrëzuar nga Presidenti.

Disa ekspertë shqiptarë kanë deklaruar se kjo marrëveshje i jep Greqisë pjesë të pamerituara nga deti që i përket Shqipërisë dhe kanë këmbëngulur se kjo marrëveshje plotëson dëshirën e palës greke për të kryer kërkime për naftë në ujërat pranë atyre shqiptare që do t’i sillnin fitime të mëdha atij vendi.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button