“The Guardian”, ftesë turistëve: Mes 8 vendeve që duhet të shkoni, vizitoni Shqipërinë

Shtypi britanik duke publikuar listën e tetë vendeve që duhen vizituar gjatë vitit 2012, listë e realizuar nga institucione të specializuara për turizmin, atashuar pranë mediave angleze, nxjerrin Shqipërinë si një prej atyre që duhet vizituar sivjet nga turistët.

Loading...

E përditshmja më prestigjioze angleze “The Guardian” në publikimin e sotëm me sugjerimin “Vendet që duhet të vizitoni më 2012”, me synim shpalljen e destinacioneve për pushimet e vitit 2012, mes disa pikave piktoreske botërore përfshin Butrintin në Shqipëri.

The Guardian thotë se turistët sivjet duhet të shkojnë në Franvë për të vizituar Parisin, në Itali për të parë Basilikatën, në Austri për të shijuar Vjenën, në Suedi për të soditur Visby dfhe Kallis beach club, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të zbuluar Bostonin, në Portugali për të vizituar Guimarães (Largo da Oliveira), Në Shqipëri për të kundruar Butrintin dhe në Finlandë për të parë Northern Lights.

Ja çfarë thuhet për vendin tonë:

Butrint, Shqipëri

Më 31 mars, easyJet (easyjet.com) fillon zbatimin e shërbimit 2 herë në javë për në Korfuz (duke filluar nga çmimi 70 paund britanikë ose rreth 100 euro) nga Luton. Sigurisht që ishulli jonian ka mjaft për të ofruar në vetvete, por po kështu edhe rruga për në Butrint, pak milje përmes detit në bregun Adriatik. Zonë e cilësuar si Trashëgimi e UNESCO-s, në zemër të një parku të madh kombëtar, me rrënojat e një qyteti romak 2005-vjeçar, një nga më të mëdhenjtë në Evropë, Butrinti është gjithsesi më pak i vizituari nga zonat arkeologjike, me një tempull të shkëlqyer greko-romak. Varkat lënë portin e qytetit të Korfuzit nga qyteti i Sarandës në orën 9.15 të mëngjesit dhe kthehen në 5.30 pasdite (ionian-cruises.com).

Në këtë mënyrë, turizmi shqiptar po zë gjithnjë e më shumë vend në faqet e shtypit britanik. Jo vetëm sot gazeta prestigjioze “The Guardian”, por edhe një sërë meediash të tjera të rëndësishme e vlerësojnë vendin tonë si hapësirë që duhet vizituar.

Për më tepër, për vitin 2011 Lonely Planet e shpalli Shqipërinë si vcendin e parë në botë që duhet të jetë destinacion turistik për pushuesit.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button