Hakerat shqiptarë sulmojnë faqen e muzeut grek: Jeni dështakë!

Hakerat shqiptarë kanë sulmuar faqen zyrtare në internet të Muzeut të Fosileve në Greqi. Me të klikuar në sfond të shfaqet një këngë shqiptare, e shoqëruar me një tekst ku lartësohet flamuri shqiptar e grekët quhen dështakë. 

Loading...

 www.kerasiamuseum.gr/

Faqja grekë është sulmuar të enjten, me ç’rast vënë një flamur shqiptar i dizajnuar në një bluzë të kuqe, njofton Bw.

Më poshtë shkruhet “Shikoni sa i bukur është flamuri shqiptar (në anglisht) ..ndërsa përbri shkrimit shfaqet flamuri shqiptar.

Teksti vazhdon me thënien “Jemi një komb, kemi një gjak, ne jemi bijtë e shqipes”.
Pastaj në faqen greke të Muzeut të Fosileve është shkruar një tjetër tekst në anglisht, ku hakeri shqiptar thotë: “Unë kurrë nuk do ndalem deri sa ju të digjni flamurin tuaj dhe të puthni flamurin shqiptar! Unë jam nga Shqipëria e Madhe. U frikësuat?!

Në kohën që hapet faqja e hakëruar në sfond shfaqet edhe një këngë shqiptare “Xhamadani vija vija”.
Hakerat shqiptarë më herët kanë sulmuar disa faqe zyrtare serbe, ndërsa tani një gjë e tillë ndodh edhe me ato greke. Po ashtu edhe hakerat serbë janë kundërpërgjigjur me sulmin e faqeve zyrtare në Shqipëri e Kosovë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button