Hartë e re elektorale? (FORUM)


Bamir Topi dhe Aleanca Kuqezi do jenë një apo dy parti të ndryshme? Një parti e Bamir Topit do merrte vota djathtas apo majtas? A i duhet më LSI-ja, PD-së? A duhet të bashkëpunoj PS me LSI-në? Flasin analistët…
FORUM – Flasin Lutfi Dervishi, Eduard Zaloshnja, Bledar Prifti

Eduard Zaloshnja
2012 do jetë viti i zgjedhjes se presidentit te ri, por edhe pragu i nisjes se vitit te rendesishem elektoral 2013. Te dyja ngjarjet nuk jane pa lidhje njera me tjetren sepse, presidenti aktual ka deklaruar tashme projektin e tij politik dhe paralelisht kemi edhe nje levizje qe duket ne ekspansion te gjere si aleanca kuqezi, e cila gjithashtu mund te shnderrohet ne parti politike. Duke patur parasysh keto dy zhvillime por edhe te tjera qe mund te kondicionohen nga nje reforme e pritshme zgjedhore, por edhe nga rrethanat politike shume specifike te ketij mandati te dyte qeverises te Partise Demokratike dhe aleateve, mendoni se harta elektorale e Shqiperise do vazhdoje te jete e njejta?

Loading...

Zaloshnja: Në qoftë se partitë e vogla në koalicionin qeverisës, të përkrahura në distancë nga PS-ja, do të ushtrojnë trysni të mjaftueshme ndaj Berishës për korrektimin kombëtar të sistemit zgjedhor aktual, harta elektorale mund të ndryshojë ndjeshëm. Në të, përveç ngjyrave të partive të sotme parlamentare, do të futen edhe ngjyra të tjera, ndërkohë që ngjyra e LSI-së do të ketë shpërndarje më të madhe. Por Berisha duket shumë i vendosur për të mos e ndryshuar sistemin zgjedhor. Dhe me këtë sistem zgjedhor, e duke patur parasysh historinë elektorale të dekadës së fundit, ndryshimet e hartës elektorale mund të jenë relativisht të vogla.

– Bamir Topi dhe Aleanca Kuqezi, mendoni se do jene nje parti apo dy parti te reja?

Zaloshnja: Në një intervistë dhënë gazetës  “Lajm” të Maqedonisë, Kreshnik Spahiu ka deklaruar: “Presidenti Topi nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do jetë pjesë e Aleancës Kuqezi. Kryetarin do ta zgjedhim mes 1 milion anëtarëve dhe aktivistëve nga të gjitha trevat shqiptare”.

– Nje parti e mundshme e Bamir Topit, do merrte vota te majta apo te djathta?

Zaloshnja: Mendoj se shumica dërrmuese e votave që do të marrë partia e Topit do të jenë të atyre zgjedhësve që përndryshe nuk do të votonin për asnjërin nga koalicionet kryesore. Por sidoqoftë, ata do të jenë zgjedhës me orientim tradicional të djathtë.

– Ka një përshtypje të përhapur në publik se militantët e dy partive kryesore nuk ndikohen nga mirëqeverisja apo nga keqqeverisja dhe as nga fushatat elektorale respektive, por votojnë verbërisht liderin ose kundërvotojnë liderin e palës tjetër.. Ndërkohë që pjesa tjetër e elektoratit, ajo që quhet gri, po bëhet përherë e më mosbesuese te dy forcat kryesore politike.. E ndani dhe ju këtë perceptim?

Zaloshnja: Nga një studim që kam bërë rreth sjelljes elektorale të votuesve shqiptarë, më ka rezultuar se mesatarisht 20 mijë zgjedhës e kapërcejnë sinorin që ndan dy kampet e mëdha politike nga zgjedhja në zgjedhje. Dhe shpërndarja e tyre ka qenë pothuaj e barabartë mes kampeve. Ndërsa një studim i Blendi Çekës konkludonte se 74% e votuesve të rinj (18-19 vjeç) në Bashkinë e Tiranës kishin gjasa të ndiqnin preferencat politike të prindërve të tyre para zgjedhjeve të 2011-ës. Pjesa që nuk ndiqte prindërit, me gjasa të forta, ishte e ndarë në mënyrë pothuaj të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës (siç ishte i ndarë vetë elektorati tiranas).

– PD-së i duhet më LSI-ja?

Zaloshnja: Mandatet e LSI-së besoj se do të bëhen përsëri përcaktuese për formimin e qeverisë. Në qoftë se ajo nuk i bashkon ato me të PD-së, kjo e fundit do të mbetet në minorancë.

– PS duhet të bashkëpunojë me LSI-në?

Zaloshnja: Situata e PS-së në lidhje me LSI-në më kujton personazhin kryesor të romanit të mirënjohur amerikan “Catch-22″ (përkthimi i përafërt në shqip: Gracka-22), i cili vuante ngaqë të gjitha zgjidhjet që gjente për të shpëtuar nga një situatë e vështirë i rezultonin të këqija. Në qoftë se PS-ja bashkëpunon me LSI-në para zgjedhjeve, një pjesë e votuesve socialistë mund të bojkotojnë zgjedhjet, për shkak të imoralitetit që ata mund të shohin tek ky bashkëpunim. Dhe në këtë rast, përfitimi nga bashkimi i votave të PS-së me të LSI-së në një koalicion, do të zhvlerësohej nga mpakja e elektoratit socialist. Në qoftë se PS-ja pret për një bashkëpunim të mundshëm me LSI-në pas zgjedhjeve, ekziston rreziku që Berisha t’i ofrojë një “pazar” më të mirë LSI-së.

****************

Lutfi Dervishi
2012 do jet viti i zgjedhjes se presidentit te ri, por edhe pragu i nisjes se vitit te rendesishem elektoral 2013. Te dyja ngjarjet nuk jane pa lidhje njera me tjetren sepse, presidenti aktual ka deklaruar tashme projektin e tij politik dhe paralelisht kemi edhe nje levizje qe duket ne ekspansion te gjere si aleanca kuqezi, e cila gjithashtu mund te shnderrohet ne parti politike. Duke patur parasysh keto dy zhvilime por edhe te tjera qe mund te kondicionohen nga nje reforme e pritshme zgjedhore, por edhe nga rrethanat politike shume specifike te ketij mandati te dyte qeverises te Partise Demokratike dhe aleateve, mendoni se harta elektorale e Shqiperise do vazhdoje te jete e njejta?

–          2012 do të shënohet si viti ku do të kemi President të ri, drejtues të ri KLD-je dhe më pas futemi në fushatë për zgjedhjet e 2013. Do të rrjedhë shumë ujë deri në qershorin e 2013 dhe nga përvoja e zgjedhjeve të 2009 mësimi është se mjaftojnë 6 muaj për të përmbysur jo parashikimet e analistëve, por edhe sondazhet e kompanive të njohura ndërkombëtare. Në janar të 2009 PS kryesonte në sondazhe me 10 pikë dhe në foto finish doli para PD me aleatët. Pyetja juaj në një mënyrë i përgjigjet vetvetes. Harta elektorale do të ndryshojë  dhe kjo jo vetëm sepse do të ketë aktorë të rinj në fushë. Nga përvoja, testi i parë elektoral është edhe më i suksesshmi (kujtojmë PDr në zgjedhjet e vitit 2001 apo LSI në 2005). Por testi i 2013 ka një specifikë. Dy partitë e mëdha PD dhe PS kanë interes të ruajnë proporcionalin rajonal. Nëse nuk ka ndryshim atëherë do të jetë më e vështirë për partitë e vogla apo edhe partitë e reja për të marrë atë që mund t’u japë votuesi.


– Bamir Topi dhe Aleanca Kuqezi, mendoni se do të jenë një parti apo dy parti të reja?
–          Një apo dy? “Ata të dy, janë dy”. AKZ – është ende embrionale në kuptimin e formacionit politik, por do të jetë befasia në zgjedhjet e ardhshme.

– Nje parti e mundshme e Bamir Topit, do merrte vota te majta apo te djathta?
–          Do të kërkojë vota te të rinjtë, dhe të pakënaqurit e (nga) PD dhe te “votat personale” të zotit Topi të themi në zonat tradicionale të së djathtës. Nuk gjej arsye që një i majtë mes PS, PSD-së, PDS-së apo qoftë LSI-së  të votojë për partinë e mundshme të z. Topi.

– Ka një përshtypje të përhapur në publik se militantët e dy partive kryesore nuk ndikohen nga mirëqeverisja apo nga keqqeverisja dhe as nga fushatat elektorale respektive, por votojnë verbërisht liderin ose kundërvotojnë liderin e palës tjetër.. Ndërkohë që pjesa tjetër e elektoratit, ajo që quhet gri, po bëhet përherë e më mosbesuese te dy forcat kryesore politike.. E ndani dhe ju këtë perceptim?
–          Po, por vetëm për militantët. Aritmetika elektorale e 20 viteve të fundit na thotë  se ccfarë do të bëjë partia apo lideri, 30% të votave i ka të sigurta. Pjesa tjetër e elektoratit, penduli që lëviz herë majtas e herë djathtas do të bëjë diferencën në zgjedhjet e vitit 2013. ka plot votues që kërkojnë një alternativë të re, të besueshme, një mënyrë tjetër të të bërit politikë, dhe kjo konfirmohet edhe nga sondazhi (jo vetëm i gazetës tuaj). Më shumë se një votë po, ne kemi parë votë kundër dhe në zgjedhjet e fundit një mëdyshje të elektoratit. Koha punon për një alternativë të re, por të shohim se sa me efikasitet do të shfrytëzojë kohën që ka mbetur kjo alternativë.

– PD-së i duhet më LSI-ja?
–         Pyetjen e gjej pak cinike dhe të kujton proverbin: “kalova lumin, të dhjefsha kalin”. PD duket e vendosur të respektojë marrëveshjen 4 vjeccare që mbaron në qershor të 2013. Sinjalet publike janë që mund të jenë sërish në një koalicion paraelektoral. LSI ka një problem të madh me perceptimin si një parti që  më shumë se me logjikë politike operon me logjikë “biznesi”.  Nëse nuk reflekton në këtë pikë atëherë shpresa e saj mbeten votat personale të zotit Meta dhe të 20% të administratës nga marrëveshja me PD-në. Me gjendjen aktuale LSI më shumë se aset është taksë për PD, dhe nëse vijojmë me cinizëm është TVSH e qeverisë. Pyetja është se kush do e paguajë faturën e problemeve të krijuara nga akuzat e shpeshta për korrupsion?!

– PS duhet të bashkëpunojë me LSI-në?

–               PS bëri hapin e parë që nga parti proteste po kërkon të shfaqet si parti alternative. Nëse do të bazoheshim te aritmetika elektorale, ccdo votë e LSI-së vlen, por unë besoj se më shumë se te aritmetika këtë radhë do të kemi kimi. Një parti vjen në pushtet kur krijon një frymë ndryshimi, një alternativë të besueshme dhe një program realist. Një bashkëpunim paraelektoral PS- LSI do të krijonte përshtypjen se ardhjen në pushtet PS e llogarit në llogaritë e gabuara të 2005-së. Por që nga ajo kohë ka rrjedhur shumë ujë dhe pas gjithë cfarë është thënë e është bërë në adresë të njërit tjetrit në mes ka shumë hidhësi dhe nuk tejkalohet lehtë.

***********
BLEDAR PRIFTI
 2012 do jetë viti i zgjedhjes se presidentit te ri, por edhe pragu i nisjes se vitit te rendesishem elektoral 2013. Te dyja ngjarjet nuk jane pa lidhje njera me tjetren sepse, presidenti aktual ka deklaruar tashme projektin e tij politik dhe paralelisht kemi edhe nje levizje qe duket ne ekspansion te gjere si aleanca kuqezi, e cila gjithashtu mund te shnderrohet ne parti politike. Duke patur parasysh keto dy zhvillime por edhe te tjera qe mund te kondicionohen nga nje reforme e pritshme zgjedhore, por edhe nga rrethanat politike shume specifike te ketij mandati te dyte qeverises te Partise Demokratike dhe aleateve, mendoni se harta elektorale e Shqiperise do vazhdoje te jete e njejta?
Zgjedhja e Presidentit do të jetë një ngjarje politike e cila do të ndryshojë tërësisht politikën Shqiptare. Besoj fuqishëm se opozita socialiste nuk duhet te futet në vallen apo pazarin për zgjedhjen e Presidentit të ri. Presidenti është një bela që i ka ngelur në derë Sali Berishës, dhe Edi Rama nuk duhet ta sjelli belanë në Partinë Socialiste (PS). Socialistët nuk kërkojnë presidencën por qeverisjen. Nëse do të ishte për Berishën, Bamir Topi do të ishte kandidatura e radhës, pavarësisht divergjencave. Por Berisha ka gjithashtu një llogari/pazar të hapur me Fatos Nanon në lidhje me presidencën. Fatos Nano i shërbeu Berishës në mënyrën më egzemplare në vitin 2007, 2009, dhe 2011 duke dalë hapur kundër Edi Ramës dhe PS. Tashmë Nano pret që Berisha ta bëjë President. Nëse Berisha nuk e bën President, Nano dhe e gjithë ushtria e tij e mercenarëve në PS dhe LSI do të kthehen kundër Berishës (nuk bëhet fjalë për Metën pasi atij i ka zënë kokën Berisha më derën e qelisë.). Loja e Berishës “përça e sundo” këtu merr fund. Kjo lëvizje do të sillte kohezion tek e majta dhe një hartë komplet ndryshe në zgjedhjet e 2013-ës. Nëse Berisha e zgjedh Nanon President, Partia Demokratike (PD) dhe e djathta do të përçaheshin shumë keq. Mjafton të imagjinojnë Nanon President dhe Metën me LSI me katër portofole ministrore (përfshirë këtu zv. Kryeministrin, ekonominë, dhe mjekësinë) dhe nje pjesë e madhe e demokratëve do të kuptojnë se pushtetin në realitet nuk e kanë as demokratët dhe as socialistët por një grup mafioz dhe biznesmenësh. Kjo do të bënte qe Bamir Topi dhe mbështetësit e tij ta kishin shumë më të lehtë për të krijuar një parti të sukseshme. Edhe në këtë rast, harta pas zgjedhjeve të 2013-ës do të ndryshonte në mënyrë të konsiderueshme, dhe përsëri ky ndryshim do të favorizonte opozitën e sotme. Përballë këtyre dy mundësive, Berisha do ia fusi Nanos dhe do të përpiqet të akomodojë Topin. Se deri në cfarë mase mund të arrihet kjo gjë, këtë do ta tregojë vet koha, por kjo është e keqja më e vogël që mund të zgjedh Berisha.

–                     Bamir Topi dhe Aleanca Kuqezi, mendoni se do jene nje parti apo dy parti te reja?
Personalisht nuk e kamë parë ndonjëherë “Aleancën Kuqezi” si një parti të sponsorizuar politikisht nga Bamir Topi. Aleanca Kuqezi nuk është gjë tjetër por një segmentim i radhës i shoqërisë Shqiptare. Futja në politikë e kësaj Aleanca nuk bën gjë tjetër por e copton edhe me keq politikën Shqiptare dhe e çon atë drejt një destabiliteti dhe kaosi të përhershëm. Nuk na mjaftuan minoritarët, Camët, dhe demokristianët, por na duheshin edhe nacionalistët për ta bërë politikën Shqiptare një han të vertët dhe një indikator i fuqishëm që tregon se sa e fragmentuar është Shoqëria jonë. Mjafton të futen edhe disa parti Myslimane dhe rajonale (të cilat kanë plotësisht të drejtë), dhe pastaj do ta shohim veten të kthyer 1500 vjet pas në kohën e fisive dhe klaneve. Ky fragmentim socialo-politik do të përshpejtohej ndjeshëm nëse kodi zgjerdhor aktual do të ndryshohen në një proporcional kombëtarë. Kombëtari do t’i jepte mundësi edhe kryetarëve të bandave mafioze të organizoheshin dhe të zgjidhnin drejtpërdrejt deputet një antarë të tyre. Është marrëzi të kërkosh një sistem proporcional kombëtar vetëm e vetëm për të futur në parlament kryetar partickash pa ideologji dhe identitet. Nëse kjo do të ndodhte, kurrkush nuk do të kish më fuqi të frenonte llumin që do të vërshonte drejt dhe brënda parlamentit. Dikush ka thënë se demokracia është si puna e atij ilacit që duhet të jepet me karar. Nëse jep pak, e le popullin anemik, por nëse i jep shumë, rrezikon ta vdesë popullin. Politika dhe shoqëria nuk kërkojnë analistë papagallë që propogandojnë demokraci pa e kuptuar atë por analistë që e vendosin demokracinë në shërbim të popullit.

–                     Nje parti e mundshme e Bamir Topit, do merrte vota te majta apo te djathta?
Hodhi një budalla një gur në lumë dhe u krodhën një tufë të “mencurish” për ta gjetur. Një Parti e mundshme e Topit do të merrte vota vetëm djathtas. Nuk ka llogjikë që Topi të mirrte vota nga e majta pasi Topi e ka deklaruar se partia e tij do të jetë një parti e djathtë. Përse do të votonte një i majtë Topin e djathtë? Lëreni “budallain” të flasë me vete dhe të jetojë në fatkeqësinë e tij.

–                     Ka një përshtypje të përhapur në publik se militantët e dy partive kryesore nuk ndikohen nga mirëqeverisja apo nga keqqeverisja dhe as nga fushatat elektorale respektive, por votojnë verbërisht liderin ose kundërvotojnë liderin e palës tjetër.. Ndërkohë që pjesa tjetër e elektoratit, ajo që quhet gri, po bëhet përherë e më mosbesuese te dy forcat kryesore politike.. E ndani dhe ju këtë perceptim?
Fitorja më e madhe politike e Sali Berishës është njëhësimi i figurës së tij politike me atë të Edi Ramës. Ky është kurthi në të cilin kanë rënë të gjithë Shqiptarët. Ky kurth i shërben mbajtjes së “status quo”-së së pushtetit. Në ndryshim nga Rama, Berisha bën një propagandë tepër agresive ku edhe gënjeshtra më e madhe shitet për të vërtetë. Sa më e madhe të jetë gënjeshtra aq më shumë mundësi ka ajo të bëj për vete individë të ndryshëm. Është si puna e pazarit: kërko 200 lekë për mallim për ta shitur 5 lekë. Berisha flet për kopshe me lule dhe mbrekulli ekonomike pasi e di se dicka do ngelet pas nga këto gënjeshtra hiperbolike. Berisha dhe Rama nuk kanë asgjë të përbashkët si nga ana ideologjike dhe nga tërësia e vlerave që ata përfaqësojnë. Rama përfaqëson të ardhmen e vendit kurse Berisha përfaqëson të shkuarën e hidhur të shoqërisë sonë. Kur një shoqëri nuk është në gjendje të ndajë të mirën nga e keqja, thonë se në atë shoqëri ka hyrë shejtani. Aty besohesh vetëm nëse jeton në botën e shejtanit. Shoqëria jonë nuk beson se brënda saj egzistojnë njërëz me shpirt të bardhë dhe mëndje të ndritur. Në rastin më të mirë, njëriu i mirë cilësohet budalla. Në disa raste, I miri shikohet nga të djallëzuarit si i djallëzuar dhe pjesë e tyre. P.sh. Mustafa Nanos nuk i besohet që Edi Rama nuk ka shtëpi apo ka shumë pak para në bankë. Muçit nuk i mbushet mendja pasi në një shoqëri të djallëzuar kurkush nuk beson tek e mira. Dhe ky është triumfi më i madhë i së keqes.

–                     PD-së i duhet më LSI-ja?
I duhet për ta cuar në varreza politike. Ashtu si Nano, LSI-a do të bëhet problemi më i madh i Sali Berishës për në zgjedhjet e ardhshme. Zgjedhjet lokale të majit 2011 treguan se LSI dhe militantët e saj të vendosur në administratë po rrëmbejnë vetëm votat e Partisë Demokratike. Votat e PD u reduktuan me më shumë se 250 mijë vota në krahasim më zgjedhjet e 2009-ës, bazuar kjo në shifrat e dhëna nga Henri Cili. Nëse vazhdohet me këto ritme, PD rrezikon të shndërrohet në zgjedhjet e ardhshme në një LSI të dytë. Gjithashtu, në 2013-ën, Berisha do të duhet të përmbushi epshet e Ilir Metës për pushtet duke rezervuar një numër të konsiderueshëm vende për deputeta nga LSI në listat e deputetëve. Kjo gjë do të bëhej edhe më qesharake nëse Berisha do të votonte Nanon President. Jo vëtëm që I zgjodhën edhe Nanon president, por tani demokratët e djathtë duhet të votojnë për deputetët e Ilir Metës. Sa qesharake! Për më shumë, tani që me LSI u bashkuan Manjana dhe Tavat e ikur nga PS, zorë se Berisha mund të ngopi epshet apo nevojat e Metës. Më keq do të ndihet Kastriot Islami pasi ai do të kuptojë se nuk ka ngelur më kockë për të lëpirë tek LSI; këtë gjë e kanë kuptuar edhe shokë të tij në PS. Berisha keq e ka edhe pa LSI-në në një kualicion parazgjedhorë pasi PS del nga zgjedhjet e 2013-ës automatikisht partia më e madhe me të drejtën për të formuar qeverinë. Keq e më keq për Berishën këto dy vitet e ardhshme.

–                     PS duhet të bashkëpunojë me LSI-në?
PS duhet të bashkpunojë me LSI vetëm atherë kur LSI jetë shkatërruar plotësisht. Edhe vetë Makiaveli që shkruajti gjithe atë “Princ” nuk u votua nga populli kur ai vendosi të garojë për një post politik. Makiaveli i shkruajti “Princit” dhe e këshilloi të ishte pragmatist por jo që Princi tia tregonte këtë gjë popullit, sikundër bëri Makiaveli vite më vonë. Edhe Edi Ramës dhe PS nuk i duhet bashkpunimi me LSI apo ndonjë lëvizje pragmatiste e kësaj nature. Do të ishte badullallëku më i madh që mund të bënte Rama. Biles, edhe shprehja apo insinuatat për një bashkpunim të tillë janë marrëzira dhe buballallëqe tejet të trasha. Në këto kushte, idealizmi i pastër është vija më pragmatiste që mund të ndjeki Edi Rama dhe opozita. Cdo negociatë me Berishën apo Metën janë në dëm të PS dhe vet Edi Ramës, sido dhe të cfardolloj natyre të jenë këto negociata/pazare. E përsërisë, idealizmi është pragmatizmi më efikas për opozitën në kushtet e krijuara. Cështje ka plot, duke filluar me vitin 1997, vjedhjen e votes ne 2009-en, videon Meta-Prifti, dhe deri tek vrasjet makabre para kryeministrisë në 21 janar.
VIJON NESËR

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button