Hoxhaj në Malin e Zi pa flamurin e Kosovës

Malazezët nuk janë treguar aspak mikpritës në aspektin protokollar për ministrin tonë të jashtëm Enver Hoxhaj. Në së paku 3 takime, fotografitë e të cilave janë publikuar në faqen zyrtare të MPJ-së askund nuk duket flamuri i Kosovës!

Loading...

Madje, në takimin me kryeministrin Igor Luksic shihen dy flamuj malazez, kurse në takimet me presidentin Vujanovic dhe ministrin e jashtëm Rocen shihet vetëm nga një flamur malazez. E njëjta gjë nuk ndodhte në vizitën e paradokoshme të Rocenit në Prishtinë , kur në takim e konferencë dukeshin flamujt e të dyja shteteve.

Nuk e lënë të flasë shqip

Një tjetër moment i pakëndshëm për minsirin e jashtëm Hoxhaj në Podgoricë ka ndodhur në konferencën për shtyp. Ai është përgjigjur gjatë gjithë kohës në anglisht, por kur një gazetar i RTK-së ia ka bërë pyetjen në shqip, Hoxhaj e ka pyetur se në cfarë gjuhe e don përgjigjen që ka qenë shqipja. Me të nisur të flasë në shqip kanë protestuar gazetarët malazezë e serbë , duke bërë që Hoxhaj ta kthejë sërish në anglisht përgjigjen, përkundër përpjekjeve të Rocenit për ta “qetësuar” situatën.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button