Komuna e Çairit i heq heronjt maqedonas nga shkollat shqipe

Këshilli i komunës së Çairit gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që t’ua ndërrojë emrin katër shkollave fillore që gravitojnë në këtë komunë.

Shkolla fillore “Rajko Zhinzifov” në të ardhmen do të quhet “Ismail Qemali”, shkolla “Cvetan Dimov” do të quhet “Hasan Prishtina”, shkolla fillore “Jane Sandanski” do të quhet “Jashar Beu” dhe shkolla fillore “Nikolla Vapcarov” do të bartë emrin e dëshmorit të UÇK-së, “Imri Elezi”.

Loading...

Siç mëson “Zgjohu Shqiptar !!!” gjatë të gjitha procedurave është respektuar parimi i Badenterit, ndërsa vendimi hyn në fuqi menjëherë pasi të dalë në gazetën zyrtare.

Emrat e heronjëve dhe patriotëve shqiptarë kanë ardhur si propozim i qytetarëve dhe këshillave të shkollave, ndërsa pas shtyrjeve të shumta këshilltarët e Komunës Çair kanë marrë vendim që emrat e deritanishëm të figurave maqedonase të zëvendësohen me emra të heronjve shqiptarë.

Ndryshe, në të gjitha këta shkolla mbi 90 për qind e nxënësve, arsimtarëve dhe drejtuesve janë shqiptarë dhe deri tani ka qenë e pakuptueshme që emrat e figuarve maqedonase të qëndrojnë në këto shkolla.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button