Maqedonia e vdekur greke dhe Çamëria e gjallë – Nijazi Muhamedi

Në shekullin 19,një akademik serb që me porosi të Mbretërisë Serbe vjen në Llopat te Kumanovës për te vjedhur ca mbetje arkeologjike iliro-romake, i shkruan mbretit që vërshimet e ujerave kishin hedhur në sipërfaqe ca mbetje te vyera arkeologjike, por me e vyera për historinë e rreme serbe ndodhet nën të thellat e tokës së Llopatit.

Akademiku i vënë në gjurmët e arkeologut anglez Arthur Evans, e dinte se në lokalitetin “BJEZGA” të Llopatit ndodhet një qytet i lashtë i kohës romake, i kohës së Scupit dhe i ngjashëm me të, gërmimi i të cilit, pasi të vidhej nga shqiptarët, do t`i jepte thellësi historike historisë serbe.

Loading...

Arkeologu i shkruan mbretit se tokën e Llopatit e merr shpesh rrënima, e rrënima i ruan, i konservon të paprekura lokalitetet arkeologjike me shekuj, po ne duhet t`i bëjmë gërmimet sa më parë, se kur një ditë, këtë që e di Arthur Evansi do ta mësojnë dhe shqiptarët, s`kemi më se si ta bëjmë të vjedhur këtë lashtësi historike romako- ilire.

Shkoi një shekull gati nga këto fjalë të tija dhe një shekull të mbetjes pa gërmuar të qytetit antik nën Llopat që shqiptarët e fjetur një shekull ende nuk dinë gjë, dhe as e kanë mendjen të bëjnë gjë në Llopat dhe presin të lumturohen kur këtë do ta bëjnë njësitë zaj barbarët e vjershës së poetit grek Kavafi, Gruevski i Maqedonisë, apo Tadiqi i Serbisë, apo të dy bashkë do ta bëjnë për të festuar, si e nisën, triumfin e shekullit të pansllavizmit në Maqedoni mbi fjetjen mbi shekull të shqiptarëve..!!!

Po njikështu mendjefjetur e çojnë punën shqiptarët e fjetur të këtij shekulli e të këtyre kohëve të mbrame, jo vetëm me historinë e tyre të fshehur e të ruajtur gjersa të na kujtohet nën tokën e tyre, si me qytetin antik romak nën Llopat, dhe histori tona të ditura botërisht si Scupi, kryeqytet i Dardanisë dhe i mbarë Ilirisë shqiptare në kohën e Justinianit I, po njikështu rrimë mendjefjetur dhe bëjmë sehir historikisht të turpshëm edhe me emrin e Maqedonisë, për të cilin po bëjnë një GËRNJË ,NJË ZËNKË TË RREME, dy hajdutër më vulë të historisë së lashtë shqiptare, grekërit dhe maqedonasit e paqenë në histori, ose maqedonasit e shpifur te e vona në histori.

Ka njëzet vjet që grekëri e sllavëri po e luajnë këtë komedi djallëzie mbi histori të shqyptarëve, njëri për t`i fshirë shqyptarët nga historia e lashtë, tjetri për t`i fshirë shqyptarët nga historia e kësaj kohë dhe e kohërave që do vijnë, njashtu si i ka fshirë dhe si janë vetëfshirë shqyptarët në Kushtetutën e vetëfshirë me partallmarrëveshjen e Ohrisë.

Po bëhen, pra, njëzet vjet dhe mund të bëhen dhe një shekull që grekëri dhe sllavëri luajnë harushë në lëmin shqiptar,e shqyptarët e fjetur mbi shekull nuk trazohen e nuk bëhen kund gjallë në këtë GËRNJË DJALLËZORE GREKËRIE E SLLAVËRIE dhe ta lodhin pakëz mendjen e t`i bëjnë të pyetura vetes, e Greqisë dhe Europës, se si mund të jetë parim Europe, mbrojtja nga vjedhja e një copëze Makedonie të vjetër e të vdekur greke nga anë e maqedonasve të stisur te e vona, e këtyre hajdutërve me nam të historive të huaja, e nuk mund të jetë parim Europe e parim njerëzimi mbrojtja e Çamërisë historike dhe të gjallë shqiptare,e gjallë me çamët e gjallë të breznive nëpër shekull,e gjallë me gjuhën që flasin çamët dhe shqiptaria gjithandej ku janë e ku ndodhen, kjo Çamëri e gjallë që na ka marrë përdhunisht kjo grekëri që ka ngrehur shtet mbi të dhe mbi çifligun shqiptar të Ali Pashë Tepelenës,si e la fjalë mëmëdhetari Nikolla Naco, kur fliste kështu për grekërinë në kohën e Madhërisë së sedrës shqiptare..!

Po bëhen gati njëzet vjet që po lozet kjo komedi djallëzore në lëmë të historisë,në lëmë të së tashmes dhe të pritmes shqiptare, dhe shqyptarët mëndjefjetur mbi shekull,nuk e lodhin mendjen e rradaken për veten për emrat që i qesin një pjese të Maqedonisë, asaj Maqedonie të Epërme historike në dhjetë distrikte të banuar me ilirë,pjesë e pandarë sa rrojti Iliria, e të vazhduar me shqyptarë gjer më sot, për t,ia lënë me pajtim të dyanshëm dhe pa shqyptarë, APO me tradhëtinë shqiptare, tapi historike të paqenëve në histori..!!!

Pse nuk e lodhin mendjen, e nuk tunden, e nuk shkunden dhe nuk kushtrimohen shqyptarët e fjetur mbi shekull se në këtë marrëveshje greko sllave, apo gërnjë e stisur për dredhi mbi shqyptarë lozet fati i dy regjioneve historike të gjalla,jo të vdekura, të dheut iliroshqiptar, i Çamërisë historike dhe të tashme, i një pjese të Maqedonisë ilire historike, si kundër ishte MAQEDONIA E EPERME dhe i Maqedonisë së tashme shqiptare si vazhdimësi historike e së parës, dhe se nga kjo do ta pësojnë ligsht nga kjo Europë, atyre që rrinë zgjuar mbi shekull ua njeh me parime tokat dhe historitë e vjedhura, mendjefjeturve mbi shekull sikur sillemi ne, nuk ua njeh as dheun ndër këmbë, se si e tha ligsht dhe shëmtueshëm për ne një ministër Italie, kështu si rrimë mendjefjetur e të palëvizur, të udhëhequr nga batakçinjtë politikë që na shesin copëra atdheu, europasit do na bëjnë vend, si e lanë fjalë, në fund të detit, që vjen me thënë me figurë, një qoshen e mërzitur të saj…!!!

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button